LAJMI I FUNDIT:

Mbreti Charles III dyshohet se i tha Harryt që të mos e sillte Meghan Markle në Balmoral – në momentin kur po vdiste Mbretëresha

Mbreti Charles III dyshohet se i tha Harryt që të mos e sillte Meghan Markle në Balmoral – në momentin kur po vdiste Mbretëresha

Mbreti Charles thuhet se i tha Princit Harry se “nuk ishte e drejtë” që Meghan Markle të vinte në Balmoral ndërsa Mbretëresha Elizabeth II po vdiste.

Herët të enjten, Pallati njoftoi se mjekët ishin “të shqetësuar” për shëndetin e 96-vjeçares dhe e kishin vënë atë nën “mbikëqyrjen mjekësore”.

Me këtë rast, anëtarët e familjes mbretërore nxituan në Skoci për të qenë pranë shtratit të monarkut në momentet e saj të fundit.


Princi Charles (Foto: Getty Images)

“Charles i tha Harryt se nuk ishte e drejtë apo e përshtatshme që Meghan të ishte në Balmoral në një kohë kaq të vështirë”, tha një burim për The Sun.

“Iu vu në dukje se Kate Middleton nuk do të shkonte dhe se numrat me të vërtetë duhet të kufizohen në familjen më të ngushtë”.

Kate Middleton bëhet Princeshë e Uellsit pas vdekjes së Mbretëreshës - e para që merr këtë titull që nga Diana
Lexo po ashtu Kate Middleton bëhet Princeshë e Uellsit pas vdekjes së Mbretëreshës - e para që merr këtë titull që nga Diana

Burimi shtoi se Princi Charles – tani Mbreti Charles III – e bëri shumë të qartë se Meghan nuk ishte e mirëpritur.

Meghan dhe Elizabeth II (Foto: Getty Images)

Siç ishte raportuar më parë nga Page Six, Duka dhe Dukesha e Sussex fillimisht kishin planifikuar të udhëtonin së bashku për të parë Mbretëreshën. Gjysmë ore më vonë, u publikua lajmi se Harry në të vërtetë do të udhëtonte i vetëm.

Vdekja e Mbretëreshës erdhi vetëm disa ditë pasi ylli i “Suits” dha një intervistë tjetër për The Cut, në të cilën ajo kritikoi familjen mbretërore dhe pretendoi se “vetëm duke ekzistuar”, ajo dhe Harry po “prishnin dinamikën e hierarkisë”.

Harry dhe Meghan derisa ishin në familjen mbretërore (Foto: WireImage)

Të enjten, korrespondenti mbretëror i BBC-së, Nicholas Witchell tha: “Ajo mund të mos jetë e mirëpritur, për të qenë krejtësisht e sinqertë për këtë”.

“Tensionet ishin aq të larta dhe nuk kishte asnjë mënyrë që Meghan të kishte shkuar në Balmoral”, tha një burim i brendshëm i pallatit për The Post. /Telegrafi/

Meghan dhe Harry (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Kalo në kategori