LAJMI I FUNDIT:

Menaxhmenti i KEK-ut shantazohet përmes emailit

Menaxhmenti i KEK-ut shantazohet përmes emailit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person, menaxher i institutit INKOS në KEK ka njoftuar se nga një adresë anonime i ka ardhur një email me përmbajtje shantazhi për ankuesin dhe menaxhmentin e KEK-ut.

Rasti ka ndodhur të premten në orën 12:24, ndërsa lidhur me rastin përveç njësive të hetuesisë është njoftuar edhe njësia e Krimeve Kibernetike.


“TC Kosova A, Obiliq 09.09.2022 – 12:24. Ankuesi mashkull kosovar menaxher i institutit INKOS në KEK ka njoftuar se nga një adresë anonime i ka ardhur një emali me përmbajtje shantazhi për ankuesin dhe menaxhmentin e KEK-ut”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin përveç njësive të hetuesisë është njoftuar edhe njësia e Krimeve Kibernetike. Nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/