Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguat sot ndaj gjuhës së akterëve qeveritarë mbi sistemin gjyqësor dhe prokurorial, e cila siç thekson IKD paraqet ndërhyrje dhe cenim të pavarësisë së këtij sistemi, i cili sipas Kushtetutës dhe ligjeve të aplikueshme në Kosovë është i pavarur nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv.
Akterët qeveritarë përmes deklaratave publike janë duke kritikuar gjyqësorin për qasje selektive në trajtimin e lëndëve, derisa publikisht kërkohet llogari dhe dorëheqje të akterëve të caktuar brenda sistemit prokurorial.
“Deklarimet e kësaj natyre të akterëve qeveritarë ndaj gjyqësorit qartazi paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Fillimisht, IKD thekson faktin se shqetësimet e ngritura lidhur me sistemin e drejtësisë në Kosovë nga krerët qeveritarë janë theksuar vazhdimisht nga IKD, shoqëria civile dhe raportet ndërkombëtare. IKD në vazhdimësi ka publikuar raporte analitike të bazuara në dëshmi lidhur me qasjen selektive të gjykatësve dhe prokurorëve, përfshirë këtu mungesën e llogaridhënies, integritetit dhe instalimit të kulturës së pandëshkueshmerisë”, thuhet në reagim.
Sipas IKD-së, dështimi i vazhdueshëm i mekanizmave të brendshëm të kontrollit të sistemit të drejtësisë dhe mungesa e rezultateve në luftën kundër korrupsionit të profilit të lartë dhe krimit të organizuar është arsyeja kryesore pse zhvillimi i procesit të vetingut përmes ndryshimeve kushtetuese mbetet i pa alternativë.
“Por, përderisa kritika të kësaj natyre mund të vinë nga publiku, mediat dhe shoqëria civile, po të njëjtat kritika në rastet kur vinë nga pushteti ekzekutiv paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Me këtë rast, akterët qeveritarë duhet ta kenë parasysh se duhet të veprojnë dhe sillen në bazë të kompetencave që ata kanë dhe nuk mund ta marrin rolin e mediave dhe shoqërisë civile”, thuhet më tej.
Në aspektin kushtetues, sipas Instituti të Kosovës për Drejtësi Qeveria nuk e ka asnjë kompetencë të vetme për të kërkuar llogari nga gjyqësori, i cili vet administrohet dhe nuk i jep llogari askujt.
“Duke vepruar në këtë mënyrë, akterët qeveritarë po veprojnë jashtë kompetencave të tyre dhe po shkelin parimin e ndarjes së pushteteve, duke dëshmuar mungesë të respektit edhe ndaj Kushtetutës si akti më i lartë juridik në Republikën e Kosovës.
Siç është theksuar nga Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, kundërshtimet e shprehura nga akterët politikë nxisin diskurse toksike të diskutimit ndaj gjyqësorit. Sipas Komisionerit për të Drejtat e Njeriut ‘…në demokraci, qeveritë e zgjedhura nuk kanë monopolin e legjitimitetit. Ata e ndajnë atë me gjyqësorin, i cili për të përmbushur mandatin e tij si garantues i të drejtave të njeriut, duhet të mbetet indiferent ndaj ndryshimit të pushtetit’”, vlerësojnë më tej nga IKD.
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2021 nënvizon se “Administrimi i përgjithshëm i drejtësisë vazhdon të jetë i ngadaltë, joefikas dhe i rrezikuar nga ndikimi i tepërt politik”.
Sipas Institutit nënvizime të tilla në raport me sistemin kosovar të drejtësisë rrezikojnë të përsëriten edhe në raportet pasuese, nëse akterët qeveritarë nuk përmbahen nga një gjuhë e tillë.
“Në anën tjetër, siç është rekomanduar në vazhdimësi nga IKD, për shkak të integritetit tanimë të kontestuar të sistemit të drejtësisë, Qeveria dhe Kuvendi duhet të vazhdojnë punën e tyre për zhvillimin e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë, i cili proces duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese.
Përmes këtij procesi, synohet që sistemit të drejtësisë t’i kthehet integriteti dhe besimi i publikut. Ndërsa, deklaratat e ekzekutivit në drejtim të pushtetit gjyqësor, gjatë kohës së ndërtimit të infrastrukturës kushtetuese dhe ligjore për zhvillimin e procesit të vetingut, e cenojnë në thelb këtë proces dhe vënë dyshime mbi qëllimin legjitim që ka procesi i vetingut.
Kështu, deklarimet e kësaj natyre për raste të veçanta në sistemin e drejtësisë, paraqesin qartazi ndërhyrje në punën e gjyqësorit, tejkalim të kompetencave kushtetuese dhe shkelje të standardeve të mira ndërkombëtare. Për këtë arsye, IKD i rekomandon akterëve qeveritarë që të vazhdojnë me procesin e vetingut por që të kufizohen në deklarimet e kësaj natyre në publik, të cilat paraqesin ndërhyrje në drejtësi dhe nxisin diskurs toksik”, thuhet në fund të reagimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën