Ulje të pagës prej 30 për qind një periudhë prej katër muajsh do të kenë dy gjyqtaret e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Tatijana Virijeviç dhe Dragica Jakovljeviç, pasi që të dyja kishin marrë pjesë në takimin e ftuar nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Një vendim të tillë KGJK e ka marrë me 23 qershor 2022 pasi kishte aprovuar marrëveshjen vullnetare për pranim të fajësisë të lidhur mes dy gjyqtareve dhe panelit hetimor, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në vendimin e KGJK-së thuhet se dy gjyqtaret kanë kryer shkelje disiplinore me pjesëmarrjen e tyre në takimin me presidentin Vuçiq.
“Për panelin hetimor ka qenë e pakontestueshme se subjektet e hetimit me këtë rast Tatijana Virijeviç dhe Dragica Jakovljeviç, kanë kryer shkelje disiplinore me pjesëmarrjen e tyre në takimin e datës 22.03.2022, me ftesë të presidentit te Republikës së Serbisë”, thuhet në këtë vendim.
Tutje, sipas arsyetimit të këtij vendimi thuhet se prezent kanë qenë dhe përfaqësues të tjerë politik, duke vlerësuar se ky takim ka qenë i natyrës politike pasi që në atë kohë kanë qenë edhe zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.
Po ashtu, sipas këtij vendimi për këtë shkelje dy gjyqtaret janë pajtuar që të ju shqiptohet sanksioni disiplinor zvogëlim i pagës 30% në kohëzgjatje prej katër muajve.
Me rastin e dakordimit për sanksionin disiplinor sipas këtij vendimi thuhet se paneli si rrethanë lehtësuese mori atë se dy gjyqtaret nuk kanë pasur më herët ndonjë masë disiplinore të shqiptuar.
Ndryshe, me 5 maj 2022 është konfirmuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, se këto dy gjyqtare po u hetonin nga Këshilli pasi të njëjtat ishte raportuar se ishin pjesëmarrëse në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Beograd.
Për këto dy të fundit, Këshilli, në mbledhjen e mbajtur me datë 20 prill 2022, ka bashkuar procedurën disiplinore për dy kërkesat dhe ka themeluar një panel hetimor.
Gjithashtu, pjesëmarrëse në takim me Vuçiqin ka qenë edhe kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviç, për të cilën po ashtu ishte iniciuar procedurë disiplinore dhe e njëjta ishte suspenduar.
Ndryshe, burime të “Betimi për Drejtësi” kanë treguar se Stevanoviç kishte arritur marrëveshje për pranimin e përgjegjësisë disiplinore me Panelin Hetimor, marrëveshje kjo e cila është aprovuar edhe nga Këshilli.
Ndërsa nuk dihet se çfarë sanksioni disiplinor i është shqiptuar kryetares Stefanoviç pasi ende nuk është publikuar vendimi për arritjen e kësaj marrëveshje/BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje