Mbidoza thuajse fatale e Eminemit në vitin 2007 ishte një thirrje zgjimi që jo vetëm që e frymëzoi atë të shërohej, por e shtyu atë të “argëtohej përsëri me muzikë” për herë të parë në vite.
Në një paraqitje në episodin e ri të podkastit ‘Paul Rosenberg të Paul Pod’ të enjten (8 shtator), Eminem, 49 vjeç, dhe Rosenberg, menaxheri i tij prej shumë kohësh, kujtuan shërimin e reperit nga mbidoza, për të cilën dyshja ranë dakord se ai pothuajse nuk mbijetoi.
Eminem është shëruar që nga 20 prilli 2008, sipas një postimi në Twitter të vitit 2020, dhe bëri albumin e tij të vitit 2009 “Relapse” gjatë ditëve të para të rimëkëmbjes, shkruan People.
Gjatë intervistës, ylli tha se teksa i rikthehej muzikës, ndjeu se gjërat ishin “përsëri të reja për mua”.
“Më kujtohet kur u bëra esëll për herë të parë dhe të gjitha gjërat ishin jashtë sistemit tim, mbaj mend që isha vërtet i lumtur dhe gjithçka ishte e re për mua përsëri”, tha ai për krijimin e albumit.
“Ishte albumi i parë dhe hera e parë që u argëtova duke incizuar për një kohë të gjatë. Ishte si hera e parë që fillova të argëtohesha përsëri me muzikë dhe duke rimësuar se si të bëja rap, ju e mbani mend të gjithë atë proces. U desh shumë kohë që truri im të fillonte të punonte përsëri”, shtoi Eminemi.
Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, kujtoi Rosenbergun duke pyetur mjekët e tij nëse reperi mund të ketë pësuar dëmtime të përhershme të trurit ndërsa mësoi të bënte muzikë dhe rap ndërsa ishte esëll për herë të parë në vite pas mbidozës së tij.
Rosenberg konfirmoi se në atë kohë ai ishte i shqetësuar nëse Eminem do të kishte “probleme të përhershme” ndërsa shërohej.
Dyshja përmendën një këngë të papublikuar të quajtur “Detroit Basketball” që u realizuna në atë kohë si një shembull i llojit të punës që Eminem prodhoi menjëherë pas shërimit të tij që krijoi disa arsye për shqetësim.
“Askush nuk po të shtynte, thjesht po gjeje rrugën tënde dhe po e bënte ngadalë, por një këngë që doli, ‘Detroit Basketball’, nuk ishte e mirë”, tha Rosenberg.
“Ishte e çuditshme, sepse ndërsa truri im po ndizej përsëri, fillova të kaloj nëpër rreshta si “Prit, kjo nuk është mirë”. Nëse ju kujtohet, kishte 20 versione të tij”, tha Eminem.
Ndërsa me sa duket kishte disa arsye fillestare për shqetësim, Rosenberg tha se në përgjithësi nuk iu desh shumë kohë që Eminem të kthehej në një zakon krijues, duke përmendur një periudhë prej “pesë ose gjashtë muajsh në total”.
Eminem kujtoi regjistrimin e muzikës në Florida pasi ishte ende në tërheqje pas mbidozës së tij dhe tha se po merrte “75-80 valium në natë” ndërsa filloi punën për “Relapse”.
Rosenberg kujtoi këngën “Underground” si një nga të preferuarat e tij në album dhe dëshmi se Eminem “po pështynte sikur të ishe kthyer në dyqanin e hip-hop”.
Ndërsa Eminem kujtoi se “Relapse” nuk tingëllonte ose nuk ndihej si puna e tij e mëparshme, Rosenberg i kërkoi reperit të sqaronte nëse kishte një album të dytë të papublikuar për “Relapse” për disa fansa që kanë mitizuar një vazhdim të projektit.
“Dua të them, ndoshta ka mjaft për të bërë një tjetër ‘Relapse 2’. Ka ende shumë këngë që nuk kanë dalë nga ‘Relapse'”, tha Eminem.
“Mund të ketë mjaft këngë por janë të tmerrshme”, shtoi ai, duke sqaruar se nuk ka asnjë projekt të dytë “Relapse”.
Eminem foli për mbidozën e tij për “The New York Times” në vitin 2011 dhe tha se varësia e tij ishte në një moment aq e keqe sa ai merrte deri në 20 pilula në ditë. Që atëherë ai e ka zëvendësuar “varësinë me stërvitjen”, tha ai për “Men’s Journal” në 2015.
Reperi ka qëndruar i zënë që nga publikimi i “Relapse”, dhe që nga ajo kohë ka lëshuar një rrymë të qëndrueshme albumesh, duke përfshirë “Recovery” në 2010 dhe më të fundit, “Music to Be Murdered By”, në 2020.
Në gusht, ai njoftoi një album me hitet më të mira të quajtur “Curtain Call 2”, i cili do të shfaqë Rihannan dhe Beyoncen, dhe gjithashtu iu bashkua Snoop Dogg në skenë në MTV Video Music Awards.
Me marrjen e çmimit të tij të parë “Emmy” javën e kaluar për paraqitjen e tij në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl, atij i mbetet të fitoi vetëm edhe një çmim “Tony” dhe të arrij statusin prestigjioz EGOT.
EGOT – përfaqëson çmimet më të larta në televizion për artistët që tashmë kanë fituar një çmim Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony dhe konsiderohet si Grand Slam i biznesit të shfaqjes – që shumë pak yje kanë mundur të arrijnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
“Sa e turpshme” - Aktorja që bëri stërvitje gjatë fluturimit kritikohet nga shumë fansa
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj