LAJMI I FUNDIT:

Paredes zbulon se Di Maria ka qenë ndër arsyet kryesore që iu bashkua Juventusit

Paredes zbulon se Di Maria ka qenë ndër arsyet kryesore që iu bashkua Juventusit

Leandro Paredes ka kompletuar transferimin te Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar për futbollistët.

Mesfushori argjentinas ishte dëshira kryesore e Zonjës së Vjetër për repartin defensivë dhe ai gjithashtu kishte dëshirë të madhe të rikthehej në Itali.


28-vjeçari e pranon se vendimtar në zgjedhjen e tij ka qenë shoku i tij Angel Di Maria.

Madje mesfushori argjentinas thotë se i ka kërkuar Di Marias që të qëndrojë dy vite te Zonja e Vjetër, pasi ai është njëra nga arsyet kryesore që ka pranuar transferimin te Juve.

“Isha i qetë gjatë gjithë kohës, nuk e kam menduar kurrë se nuk do përfundonin bisedimet mes dy palë drejtuesve”.

“Tani jam këtu me Juventusin dhe jam i lumtur. Jemi një skuadër e madhe dhe mund të luftojmë kundër të gjithëve. Duhet të përmirësohemi dhe rezultatet do të vijnë”.

“I kam kërkuar dy herë Di Marias që duhet të qëndrojë me ne edhe një tjetër vit. Që në momentin që mora vesh se ai do të vinte këtu, fillova të flisja me të për këtë mundësi. Fola gjithashtu edhe me familjen dhe vendosa menjëherë”, deklaroi mesfushori argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori