Cristiano Ronaldo nuk e realizoi dëshirën e tij për tu larguar nga Manchester United këtë verë, dhe ndërsa kjo mund të ndryshojë në janar, gjërat kanë shkuar mjaft keq për sulmuesin deri më tani këtë sezon.
37-vjeçari u detyrua të luante ndeshjen e tij të parë në Ligën e Evropës që nga viti 2002 (me Sportingun) të enjten, ku ai filloi kundër Real Sociedadit, por dukej larg nga më e mira e tij.
Gjatë 90 minutave Ronaldo realizoi vetëm katër goditje në portë, mezi fitoi 38 për qind të dueleve dhe u kap në pozicion jashtë loje në katër raste.
Pa asnjë gol në shtatë ndeshjet e tij të para, vetëm në dy prej të cilave ai ka startuar, Erik ten Hag ka hezituar ta fus atë në 11-shen e parë.
Para Sociedadit, ndeshja si startues e vetme e Ronaldos ishte ajo në debakli 4-0 kundër Brentford.
Me të në stol, United shënoi katër fitore radhazi ndaj Liverpool, Southampton, Leicester City dhe Arsenal.
“Unë nuk mund të mbaj të lumtur çdo lojtar në çdo ndeshje, por të gjithë do të kenë një shans për të luajtur nëse punojnë shumë”, kishte thënë Ten Hag .
Një paralajmërim për skuadrën e tij se asnjë vend nuk është i garantuar, as për Ronaldon.
Megjithatë, ishte Ten Hag që tha se Ronaldo ishte ende pjesë e planeve të tij në fund të gushtit.
Sezonin e kaluar ylli portugez shënoi 24 gola dhe ishte lojtari më i mirë i United.
Tani, ai duhet të rifitojë atë formë dhe të fitojë besimin e trajnerit nëse dëshiron të jetë një lojtar në formacionin fillestar.
Një verë dëshpërimi
Pas largimit nga Torino në minutën e fundit në vitin 2021, pati pothuajse një përsëritje të asaj në 2022.
Me Manchester United që nuk ishte në Ligën e Kampionëve këtë sezon, Jorge Mendes bëri gjithçka që mundi për t’i gjetur Ronaldos një klub të ri.
Qoftë Spanja (Atletico Madrid mbi të gjitha), Portugalia (Sporting CP), Gjermania (Borussia Dortmund), ose Italia (AC Milan dhe Napoli), përpjekjet ishin pafund.
Edhe Chelsea dukej si një vend i mundshëm, vetëm që Thomas Tuchel e hodhi poshtë idenë.
‘Jo’ ishte përgjigja që morën kudo, qoftë për mungesë fondesh, nga trajnerët, qoftë edhe për shkak të drejtorëve.
Shembulli më i mirë i kësaj të fundit ishte te Bayern Munich, ku Bordi i Drejtorëve e hodhi poshtë lëvizjen.
Si rezultat, ylli portugez do të duhet të përballet me Ligën e Evropës (të paktën për momentin). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit