LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur BBC njoftoi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

Momenti kur BBC njoftoi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

Ky është momenti kur BBC njoftoi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretëresha vdiq në moshën 96-vjeçare në Balmoral të enjten pasdite, disa orë pasi Pallati Buckingham kishte lëshuar një deklaratë duke thënë se mjekët ishin të shqetësuar për shëndetin e saj.

Vetëm pas orës 18:30, prezantuesi i BBC-s, Huw Edwards, i veshur me një kostum të zi, bëri njoftimin historik se Mbretëresha kishte vdekur në moshën 96-vjeçare.

“Pak çaste më parë, Pallati Buckingham njoftoi vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretëresha vdiq në mënyrë paqësore në Balmoral këtë pasdite. Mbreti dhe bashkëshortja mbretëreshë do të qëndrojnë në Balmoral këtë mbrëmje dhe do të kthehen në Londër nesër”, ka thënë moderatori i BBC-s, Edwards.

Në momentin e vdekjes së saj, froni i kaloi menjëherë trashëgimtarit Charles. Tani ai do të njihet si Mbreti Charles III. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani i “Korean Air” pati një zbritje rreth 7 mijë metra në vetëm pesë minuta – pamje që tregojnë se çfarë përjetuan pasagjerët

Aeroplani i “Korean Air” pati një zbritje rreth 7 mijë metra në vetëm pesë minuta – pamje që tregojnë se çfarë përjetuan pasagjerët

Azia
Alpinisti gjendet i gjallë pas 10 ditësh në malet e Kalifornisë - detaje që tregojnë se si humbi dhe si mbijetoi ai

Alpinisti gjendet i gjallë pas 10 ditësh në malet e Kalifornisë - detaje që tregojnë se si humbi dhe si mbijetoi ai

Amerika
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Një vend i cili është pothuajse tërësisht mysliman pritet të ndalojë hixhabin

Një vend i cili është pothuajse tërësisht mysliman pritet të ndalojë hixhabin

Azia
Të paktën 16 të vdekur pas një zjarri në një fabrikë të baterive në Korenë e Jugut

Të paktën 16 të vdekur pas një zjarri në një fabrikë të baterive në Korenë e Jugut

Azia
Ministrat rusë u dëbuan nga salla e negociatave në Phenian

Ministrat rusë u dëbuan nga salla e negociatave në Phenian

Evropa
Kalo në kategori