LAJMI I FUNDIT:

Morena Taraku pozon me stil dhe duket atraktive nga pushimet në Bejrut

Morena Taraku pozon me stil dhe duket atraktive nga pushimet në Bejrut

Ish-Missi dhe këngëtarja, Morena Taraku njihet për jetën luksoze që bën e që e tregon me postime të ndryshme në rrjete sociale.

Së fundmi bukuroshja nga Peja ka nisur pushimet dhe si destinacion të radhës ka përzgjedhur Bejrutin.


Nga atje nuk kanë munguar poza provokuese që Morena ka sjell për fansat në Instagram ndërsa edhe shihet e veshur me shumë stil.

Foto: Morena Taraku/Instagram

29-vjeçarja nuk ka hezituar të tregoi edhe partnerin që po e shoqëron e që është miku i saj, Khaled Ali.

“Brenda Bejrutit të bukur”, ka shkruar Morena në mbishkrimin e fotografive.

Foto: Morena Taraku/Instagram

Atje Morena përmes postimeve ka zbuluar se po argëtohet pafund duke shijuar temperaturat e larta pranë pishinës dhe netët në klube e restorante.

Në njërën prej imazheve, ajo shihet teksa pozon para pasqyrës e veshur me një fustan të shkurtër shumëngjyrësh ndërsa miku i saj qëndron afër saj.

Foto: Morena Taraku/Instagram

Diku tjetër, Morena shihet në makinën e saj e veshur me xhinse të shkurtra dhe këmishë të bardhë.

Të gjitha lajmet nga Morena Taraku
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Morena Taraku

Ndryshe, kujtojmë që Taraku prej vitesh është zhvendosur në Stamboll atje ku në fokus ka qenë puna e saj si influencuese dhe sipërmarrës teksa prej kohësh nuk e shohim në një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/