LAJMI I FUNDIT:

Sulmuan seksualisht dy të mitura në Skenderaj, kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit

Sulmuan seksualisht dy të mitura në Skenderaj, kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit
Foto: Ilustrim

Dy vajza të mitura, 11 dhe 9 vjeç, dyshohet se janë sulmuar seksualisht nga tre persona në Skenderaj.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Mitrovicë të enjten ka dorëzuar në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.


I ftoi dy të mitura në banesë, mysafirët e saj ngacmojnë vajzat në Skenderaj
Lexo po ashtu I ftoi dy të mitura në banesë, mysafirët e saj ngacmojnë vajzat në Skenderaj

Ndryshe, Policia e Kosovës njoftoi të enjten se rastin në polici e ka paraqitur babai i viktimave.

Sipas raportit policor, ai ka raportuar se një grua ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura dhe brenda kanë qenë dy persona të tjerë (të afërm të të dyshuarës, meshkuj), të cilët i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re.

Rasti bëhet e ditur se ka ndodhur më 02.09.2022 rreth orës 14:00, në Skenderaj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një femër kosovare ka ftuar në banesën e saj dy vajzat e tij të mitura 9 dhe 11 vjeç dhe sipas tyre, aty kanë qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të afërm të të dyshuarës dhe i kanë ngacmuar me fjalë vajzat e mitura dhe i kanë nxitur të martohen në moshë të re. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori