Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, me kërkesën e dëshmitarit E.Q. dhe mbrojtësit të viktimave, Burhan Maxhuni, është përjashtuar publiku nga shqyrtimi gjyqësor në rastin ku Skender Qerimaj po akuzohet për vrasje të bashkëshortes dhe tre vepra tjera penale.
Kërkesën për përjashtimin e publikut, e përkrahën edhe prokurorja e rastit, Fetije Bajrami, mbrojtësi i të akuzuarit Qerimaj, avokati Elvir Imeri si dhe përfaqësuesi ligjor i viktimës, Sh.S., raporton “Betimi për Drejtësi”.
Mbrojtësi i viktimave Burhan Maxhuni kërkoi përjashtimin e publikut, me arsyetimin se rasti ka të bëjë me veprën penale dhunë në familje, dhe vepra tjera penale të kryera në familje.
Tutje, kryetari i trupit gjykues Veljko Vuçetiq, pas konsultimit me anëtarët e trupit gjykues, nxorën aktvendim, me të cilin u përjashtua publiku nga salla e gjykimit.
“Trupi gjykues përjashton publikun nga shqyrtimi gjyqësor duke u bazuar në nenin 294, par.1.4 të KPPK-së, për shkak të ruajtjes së jetës personale dhe familjare të të pandehurit, të të dëmtuarve dhe pjesëmarrësve tjerë në këtë proces, për arsye se të gjitha veprat penale që i bien në barrë të pandehurit sipas aktakuzës, janë kryer në familje”, konstatoi gjyqtari Vuçetiq.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 12 maj 2022 ka ngritur aktakuzë kundër Skender Qerimajt.
Në pikën e parë të aktakuzës, thuhet se në muajin korrik të vitit 2021, i akuzuari Qerimaj në shtëpinë e tij në fshatin Llaushë, Komuna e Skenderajt, rreth orës 5 të mëngjesit me dashje i ka shkaktuar lëndim trupor bashkëshortes së tij L.Q.
Rasti thuhet se ka ndodhur, ashtu që pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes tyre, i akuzuari merr një çarçaf dhe me të e shtrëngon në fyt të dëmtuarën, me ç’rast i shkakton lëndime të lehta trupore – ndrydhje në pjesën e përparme dhe anësore në të dy anët e qafës dhe në pjesën mollëzore të majtë të fytyrës, me pasoja të përkohshme për shëndetin.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, par.3, lidhur me par.2 dhe 1 pika 1.4 të KPRK-së.
Ndërsa, në pikën e dytë të aktakuzës thuhet se i akuzuari Qerimaj më 1 janar 2022, rreth orës 10:00, në shtëpinë e përbashkët familjare në fshatin Llaushë, Komuna e Skenderajt, ka ushtruar dhunë psikike me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër dhe atë ndaj bashkëshortes së tij – tani të ndjerës L.Q.
Sipas aktakuzës, thuhet se i akuzuari e ka fyer me fjalë dhe i ka thënë “dil nga shtëpia, se je kah më tradhton”, dhe atëherë djali i tyre, tani dëshmitari A.Q, ka lajmëruar policinë, me ç’rast policia arrin në shtëpinë e të pandehurit dhe i dërgojnë në stacionin policor.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248, par.1 të KPRK-së.
Tutje, në pikën e tretë të aktakuzës, i akuzuari Qerimaj ngarkohet se më 5 janar 2022, rreth orës 13:30 në fshatin Llaushë, Komuna e Skenderajt, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij – tani të ndjerën L.Q.
Në aktin akuzues thuhet se pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme mes tyre, në shtëpinë e përbashkët familjare, gjegjësisht në dhomën e ndejës, i akuzuari ka kërkuar nga vajza e tij e mitur A.Q., që t’ia sjellë një gotë ujë.
Aktakuza thotë se pasi vajza ka shkuar në kuzhinë ka dëgjuar një krismë, është kthyer në sallon dhe ka parë babain e saj duke shkrepë armën – pistoletën e markës “Zoraki” dhe atë 6 herë në drejtim të tani të ndjerës-bashkëshortes së tij L.Q
E ndjera thuhet se është goditur në trup dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, nënpar.1.3 të KPRK-së.
Ndërsa, në pikën e fundit të aktakuzës i akuzuari Qerimaj po ngarkohet se nga data dhe viti i pacaktuar e gjerë më 5 janar 2022 në shtëpinë e tij në fshatin Llaushë, Komuna e Skenderajt, ka mbajtë në posedim armë në shkelje me ligjin e zbatueshëm – Ligjin mbi armët të Republikës së Kosovës, dhe atë pistoletën e markës “Zoraki” model M 9060B.
Sipas aktakuzës, të njëjtën armë i akuzuari pas kryerjes së veprës penale të “Vrasjes” e ka dorëzuar në polici së bashku me tre fishekë.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje