LAJMI I FUNDIT:

SHBA miraton 675 milionë dollarë armë shtesë për Ukrainën ndërsa ministrat e mbrojtjes takohen në Gjermani

SHBA miraton 675 milionë dollarë armë shtesë për Ukrainën ndërsa ministrat e mbrojtjes takohen në Gjermani

SHBA miraton një pako prej 675 milionë dollarë armë shtesë për Ukrainën ndërsa ministrat e mbrojtjes takohen në Gjermani

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka miratuar një shtesë prej 675 milionë dollarësh armë për Ukrainën, tha të enjten Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Shtetet e Bashkuara mblodhën aleatët e tyre në bazën ajrore Ramstein në Gjermani për një raund të ri bisedimesh për forcimin ushtarak të Kievit, pasi Ukraina raportoi “lajm të mirë” në rimarrjen e disa vendeve në lindje.


Duke vënë në dukje se forcat ukrainase kanë filluar kundërsulmin e tyre në jug të vendit, Austin tha: “Tani, ne po shohim suksesin e dukshëm të përpjekjeve tona të përbashkëta në fushën e betejës”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të jetë në mesin e të pranishmëve, i cili përfshin ministra dhe shefa ushtarakë nga më shumë se 40 vende.

Raundi i pestë i bisedimeve nën formatin e “Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës” erdhi pasi presidenti Volodymyr Zelensky tha se forcat e tij kishin rimarrë disa vendbanime në rajonin verilindor të Kharkivit nga rusët.

Ukraina gjithashtu ka zhvilluar një kundërofensivë në jug të vendit që nga java e kaluar, ku ka pretenduar se ka rimarrë disa fshatra.

Kievi u ka kërkuar në mënyrë të përsëritur aleatëve më shumë armë të rënda. Kryeministri Denys Shmygal e përsëriti kërkesën kur ai vizitoi Gjermaninë të dielën.

Ndër çështjet që do të ngrihen në Ramstein janë sfidat e prodhimit dhe rimbushjes së armëve, pasi “ka një konsum të konsiderueshëm municionesh në drejtimin e kësaj lufte që po ndodh në Ukrainë”, tha gjenerali i lartë amerikan Mark Milley. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Botë
Erdogani bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit

Erdogani bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit

Botë
Për herë të parë në 22 vjet, anijet luftarake gjermane do të kalojnë përmes ngushticës së Tajvanit

Për herë të parë në 22 vjet, anijet luftarake gjermane do të kalojnë përmes ngushticës së Tajvanit

Botë
Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Meloni: Nuk duhet të heqim dorë nga Ukraina

Meloni: Nuk duhet të heqim dorë nga Ukraina

Botë
Ndryshimi i Ligjit të shtetësisë rrezikon seriozisht pavarësinë e Malit të Zi, vlerësojnë analistët

Ndryshimi i Ligjit të shtetësisë rrezikon seriozisht pavarësinë e Malit të Zi, vlerësojnë analistët

Mali i Zi
Kalo në kategori