LAJMI I FUNDIT:

Apple do të lansojë iOS 16 më 12 shtator

Apple do të lansojë iOS 16 më 12 shtator

Apple ka njoftuar se do të lansojë sistemin e saj të fundit operativ iOS 16, më 12 shtator. Kompania së pari njoftoi azhurnimin falas në qershorin e kaluar gjatë “Konferencës së Zhvilluesve në Mbarë Botën 2022” dhe lëshoi një beta publike në korrik. (Fatkeqësisht, lansimi i iPadOS 16 është vonuar pavarësisht nga fakti se, tradicionalisht, të dy sistemet operative lëshohen së bashku.)

Si rezultat, bollëku i veçorive që do të vijë me përditësimin nuk do të jetë shumë befasues, transmeton Telegrafi.


Veçoritë fillojnë me një sërë përmirësimesh në ekranin e kyçjes, duke përfshirë aftësinë për të shtuar mini-aplikacione dhe për personalizuar pamjen dhe një mënyrë të re të paraqitjes së njoftimeve.

Ju do të jeni në gjendje të modifikoni dhe rikujtoni mesazhet e dërguara (me disa kufizime), të përdorni Bibliotekën e re të Fotografive të Përbashkëta iCloud për të ndarë fotot me familjen tuaj.

Sistemi i ri operativ është në kohën e duhur për t’u prezantuar së bashku me iPhone-ët më të fundit të Apple, iPhone 14 Pro dhe Pro Max, të cilët do të jenë të disponueshëm për para-porosi më 9 shtator dhe në dispozicion në dyqane më 16 shtator.

Ndërkohë, nëse nuk ishit të gatshëm të instaloni një version beta të iOS 16 në iPhone-in tuaj ekzistues – është sepse, në fund të fundit, versionet beta janë zyrtarisht të papërfunduara – nuk do të duhet të prisni gjatë për të përfituar nga këto përmirësime. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone 16 është më pak se tre muaj larg – zbulohet se çfarë mund të vijë

iPhone 16 është më pak se tre muaj larg – zbulohet se çfarë mund të vijë "bashkë me të"

Teknologji
Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp

Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Teknologji
Mark Zuckerberg paralajmëron se kompanitë e Inteligjencës Artificiale

Mark Zuckerberg paralajmëron se kompanitë e Inteligjencës Artificiale "po përpiqen të krijojnë Zotin"

Teknologji
Çfarë janë sulmet DDoS dhe si të mbroheni prej tyre

Çfarë janë sulmet DDoS dhe si të mbroheni prej tyre

Teknologji
Grafikë më e fuqishme në iMac?

Grafikë më e fuqishme në iMac?

Kalo në kategori