Musli Rexhepi, i cili akuzohet se tentoi ta sulmonte fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë një mbledhje në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, është deklaruar i pafajshëm në seancën dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Blerim Igrishta, i akuzuari u deklarua i pafajshëm, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Deklarimin e të akuzuarit e mbështeti edhe mbrojtësi i tij, avokati Tomë Gashi.
Në këto rrethana, gjykatësja e çështjes Naime Krasniqi-Jashanica e njoftoi të akuzuarin për të drejtën e tij në kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në afat prej 30 ditësh.
Pas kësaj, prokurori Igrishta propozoi që ndaj të njëjtit të caktohet masa e paraburgimit dhe atë bazuar në nenin 187, par.1, nënpar 1.1 dhe 1.2.
“Konsiderojmë se është plotësuar ky kusht ligjor duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, si dhe peshën e kësaj vepre penale, e po ashtu faktin ku dihet se tani i akuzuari pasi kishte shkuar në shkollën e lartcekur dhe ishte futur në ambientet ku po mbahej greva seriozisht e ka kanosur të dëmtuarin dhe të njëjtin ka tentuar që ta sulmojë, por se është ndalur nga të pranishmit”, tha prokurori.
Tutje, ai theksoi se konsiderojnë që i akuzuari mund ta përfundojë veprën e tentuar ose mund të përsërisë të ngjashme.
Sipas prokurorit Igrishta, janë analizuar edhe masa të tjera, por që konsiderojnë se janë masa të pamjaftueshme, andaj i propozoi gjykatës që të akuzuarit t’ia caktojë masën e paraburgimit.
Ndryshe, paraprakisht, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, se aktakuza ndaj Rexhepit u ngrit me kërkesë për caktimin e paraburgimit.
“Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuze me kërkese për caktim te masës se paraburgimit ndaj të pandehurit, për shkak te veprës penale “Cenimi i të drejtës në greve”, duke e deleguar në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit