Mjeku që kreu operacionin e Pogbas i konfirmon Juventusit lajmin shokues
Roberto Rossi, doktori që kreu operacionin në menisk të Paul Pogbas, thotë se terapia konservatore ‘përkeqësoi situatën’ dhe parashikon një kohë rikuperimi prej tetë javësh.
Reprezentuesi francez fillimisht kishte vendosur të mos i nënshtrohej një operacioni për të zgjidhur një lezion në meniskun anësor në gjurin e tij të djathtë.
Megjithatë, ai kishte zgjedhur terapinë konservative, e cila nuk funksionoi. Pogba u stërvit dy herë në fushë gjatë javës së kaluar, por tregoi zhvillime të paqëndrueshme, kështu që ai iu nënshtrua një operacioni të hënën.
Ai pritej të qëndronte jashtë fushës për pesë javë, por procesi i rikuperimit do të nisë nga e para.
“Lezioni në meniskun anësor ishte i ndërlikuar sepse indi ishte i fragmentuar dhe dëmtimi i meniskut ishte përkeqësuar dhe kur lojtari u përpoq ta detyronte duke vrapuar në fushë”, deklaroi Rossi, mjeku që kreu operacionin, për Tuttosport.
“Terapia konservative nuk funksionoi, përkundrazi lëndimi u përkeqësua. Kur ndërhymë, nuk kishte kushte për të përfunduar një qepje të thyer të meniskut. Ishte e mundur të ndërhyhej vetëm me menisektomi”.
Rossi tha se Pogba nuk do të kthehet në stërvitje me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës për të paktën “tetë javë”.
Reprezentuesi francez tha dje se “operacioni shkoi mirë, do të shërohem dhe do të kthehem shumë, shumë shpejt”.
Juventusi dukej i mërzitur me vendimin e Pogbas për të shtyrë operacionin, duke humbur një muaj rikuperim të mundshëm. Si Max Allegri ashtu edhe Maurizio Arrivabene kanë pohuar se pjesëmarrja e Pogbas në Kupën e Botës me Francën nuk është problemi i tyre dhe janë të fokusuar vetëm në rikthimin e tij në fushë për Juventusin.
Francezi, i cili u kthye në Torino në një transferim të lirë nga Manchester United në verë, nuk do të luajë ndeshjen e tij të parë konkurruese me gjigantët e Serie A para janarit 2023. /Telegrafi/
#Juve, il professor Rossi: “#Pogba, l’hai aggravata” ⬇️ https://t.co/vEI2Dad5EP
— Tuttosport (@tuttosport) September 7, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pique: Wenger më donte mua, Messin dhe Fabregasin së bashku te Arsenali
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet ‘më i miri në botë’
“Nuk jam i përfshirë”, Pochettino thotë se e ardhmja e yllit të ekipit nuk është në duart e tij
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe