Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Musli Rexhepit, i cili ditë më parë kishte tentuar ta sulmoi fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Ngjarja kishte ndodhur në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.
Lajmin për ngritjen e aktakuzës se ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Po është ngritur aktakuzë e drejtpërdrejtë me propozimin për kërkesë të paraburgimit”, ka thënë Ulaj.
Ajo ka bërë të ditur se Rexhepi ngarkohet me veprën “cenimi i të drejtës në grevë” sipas nenit 221 të Kodit Penal.
Ndryshe dje, Policia e Kosovës kishte njoftuar se Musli Rexhepi i cili ka tentuar ta sulmoi fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është dërguar në mbajtje.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhej se këtë vendim e ka marrë prokurori i rastit.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Në mbledhjen e mbajtur mes mësimdhënësve të shkollës fillore “Ismajl Qemali” në Prishtinë dhe përfaqësueseve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), një prind (gjysh) që ishte prezent në mbledhje, në fund të mbledhjes ka tentuar ta sulmoj fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Tensionet në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, kanë vazhduar edhe jashtë saj, ku një qytetar është konfrontuar me një mësimdhënës të kësaj shkolle. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend