LAJMI I FUNDIT:

Ronela Hajati zbulon se ishte e sëmurë gjatë performancës në koncertin e Rita Orës në Tiranë: Ndihem si e droguar

Ronela Hajati zbulon se ishte e sëmurë gjatë performancës në koncertin e Rita Orës në Tiranë: Ndihem si e droguar

Në koncertin e Rita Orës të mbajtur në Tiranë ishin edhe disa këngëtare të njohur shqiptare që perfromuan para daljes së yllit me famë botërore në skenë.

Ronela Hajati, Kida, Semi Jaupaj dhe Luana Vjollca kanë argëtuar publikun fillimisht, një dëshirë kjo e Ritës, e cila kërkuar të përfshinë vetëm artiste femra në ‘line-up’ e saj.


Këngëtaret shqiptare kënduan disa prej hiteve të tyre më të njohura, por ndonëse dha maksimumin në skenë, Ronela ka zbuluar se para koncertit ishte në gjendje të keqe shëndetësore.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Përmes disa postimeve në InstaStory, krijuesja e hitit “Mala Gata” tha se për të qenë në gjendje të performonte ka përdorur medikamente.

Në një tjetër postim pas koncertit, Ronela u shpreh se është shumë e sëmurë dhe se ndihet si e droguar pasi ka pirë ‘të gjitha ilaçet e farmacive’ në Tiranë.

“Mos ma vini re zërin dhe mënyrën si flas. Jam shumë e sëmurë dhe ndihem si e droguar pasi kam pirë gjithë ilaçet e farmacive të Tiranës”, ka shkruar Ronela.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Kujtojmë që përfaqësues e këtij viti e Shqipërisë në Eurovision ka qenë e angazhuar edhe këtë vit me performanca të shumta.

“Shqipëria në gjakun tim, Kosova në venat e mia” - Rita Ora i këndoi me krenari prejardhjes së saj shqiptare para mijëra fansave në Tiranë
Lexo po ashtu “Shqipëria në gjakun tim, Kosova në venat e mia” - Rita Ora i këndoi me krenari prejardhjes së saj shqiptare para mijëra fansave në Tiranë

Ndërkohë, projektet e saj të fundit është bashkëpunimi tejet i suksesshëm e MatoLale “Papi Chulo” dhe ai solo “Valle”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori