LAJMI I FUNDIT:

Galtier pas fitores së PSG-së ndaj Juventusit: Jam i kënaqur edhe pse rrezikuam

Galtier pas fitores së PSG-së ndaj Juventusit: Jam i kënaqur edhe pse rrezikuam

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore ndaj Juventusin 2-1 në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve në kuadër të grupit H.

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, ka folur për ndeshjen, duke thënë së është i kënaqur me atë që treguan lojtarët e tij.

“Në pjesën e dytë patëm probleme, por kishte faza interesante të lojës në pjesën e parë. Pranuam diçka, por jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, si e menaxhuam topin, si sulmonim, u mbrojtëm mirë”.


“Ndonjëherë mbrojtëm ulët për t’u rikuperuar. Jam i kënaqur me atë që bëmë në pjesën e parë, kur shkoi 2-0. Goli i tyre erdhi nga ana e djathtë. Ne u pozicionuam keq në një këndore, dy lojtarë pritej të pozicionoheshim ndryshe. Pastaj pranuam raste, por është Liga  e Kampionëve. Dhe pastaj kishim patëm mundësi për të bërë të tretën”.

“Mbappe? Më duhet të rishikoj rastet, por obsesioni i një sulmuesi që ka bërë dy është të shënojë të tretin. Nuk e di nëse Neymar ishte në pozicionin më të mirë, por jam i kënaqur me ndeshjen e të tre sulmuesve”.

“Hakimi? Jam i kënaqur me Hakimin: sistemi i lojës i lejon atij të shfrytëzojë pikat e tij të forta, në pozicion dhe në mënyrën se si mbrohet”, ka thënë timonieri i PSG-së. /Telegrafi/