Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e plotë të marrëveshjes për lëshimin e lehtë të vizave me Rusinë, që do të thotë se qytetarët rusë do të paguajnë më shumë dhe procedura e dhënies së vizave do të zgjasë më shumë.
Propozimi erdhi pasi ministrat e jashtëm të vendeve anëtare arritën një marrëveshje politike mbi të javën e kaluar në Pragë.
Komisioni publikoi gjithashtu një propozim për mosnjohjen e pasaportave ruse të lëshuara në territoret e okupuara të Ukrainës.
“Për sa kohë që agresioni rus kundër një vendi që është kandidat për anëtarësim në BE vazhdon, qytetarët rusë nuk mund të kenë lehtësi për të udhëtuar në Evropë”, tha nënkryetari i Komisionit për Zbatimin e Mënyrës Evropiane të Jetës, Margaritis Shihinas, raporton skynews.
Ai shtoi se politika e vizave e BE-së është “një shenjë besimi, të cilën Rusia e ka shkatërruar plotësisht me një luftë agresive të paprovokuar dhe të padrejtë kundër Ukrainës”.
Në të ardhmen, rusët do të paguajnë 80 euro për viza për të hyrë në BE, në vend të 35 eurove aktuale. Afati për lëshimin e vizave do të rritet nga 10 në 15 ditë dhe mund të zgjatet deri në maksimum 45 ditë kur kërkohet një kontroll më i detajuar i aplikantit për vizë.
Lëshimi i vizave që mundësojnë hyrjen e shumëfishtë në BE do të jetë i kufizuar dhe qytetarët rusë do të duhet të paraqesin më shumë dokumente në aplikimet e tyre për vizë sesa është tani.
Marrëveshja për lehtësimin e vizave me Rusinë hyri në fuqi në prill të vitit 2007. Më 25 shkurt, një ditë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja e pezulloi pjesërisht atë për biznesmenët rusë.
Propozimi për pezullimin e marrëveshjes duhet të miratohet nga Këshilli i BE-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?