LAJMI I FUNDIT:

Siguria kibernetike, DASH fillon turneun virtual me gazetarët botërorë – pjesë e saj edhe Telegrafi

Siguria kibernetike, DASH fillon turneun virtual me gazetarët botërorë – pjesë e saj edhe Telegrafi

Departamenti Amerikan i Shtetit është duke zhvilluar turneun e raportimit virtual të sigurisë kibernetike me temën “Prioriteti i partneriteteve publiko-private në sigurinë kibernetike”. Ky turne virtual ka nisur të hënën më 29 gusht dhe do të zgjas deri më 16 shtator 2022.

Pjesë e këtij turneu janë gazetarë nga e gjithë bota, përfshirë edhe Kosovën si dhe udhëheqës të departamenteve të sigurisë nga SHBA-ja.

Në sesionin e parë të këtij turneu virtual është diskutuar rreth vështrimit të përgjithshëm të sigurisë kibernetike dhe ndikimit të saj, ku gazetarët pjesëmarrës patën mundësi të dëgjojnë përvojat e ndara nga Drejtori Kombëtar Kibernetik në Shtëpinë e Bardhë, Chris Inglis dhe zëvendës drejtoresha Kombëtare Kibernetike, Kemba Walden.


Kemba Walden & Chris Inglis

Inglis dhe Walden shpjeguan se çfarë nënkupton kibernetika dhe sa substanciale është përdorimi efikas i internetit.

Në sesionin e dytë që u mbajt më 31 gusht u diskutua për rëndësinë kryesore të bashkëpunimit në mes partneritetit publiko-privat (PPP) në forcimin e sigurisë kibernetike.

Diskutues ishin Morgan Adamski, shefe e Qendrës së Bashkëpunimit Kibernetikë në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë (NSA), dhe Cristin Flynn Goodwin, menaxhere e përgjithshme dhe këshilltare e përgjithshme e Njësisë së Sigurisë Dixhitale në Microsoft.

Morgan Adamski, shefe e Qendrës së Bashkëpunimit Kibernetikë në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë (NSA)

Adamski theksoi se fokusi i Qendrës së Bashkëpunimit të Sigurisë Kibernetike është i trefishtë.

“Para së gjithash, krijimi i një forumi për të ndërtuar një pamje më gjithëpërfshirëse të pamjeve të kërcënimit kibernetik; duke mbrojtur kompanitë e vogla, të mesme dhe të mëdha që prodhojnë teknologji kritike për ushtrinë amerikane, të cilën ne e quajmë Baza Industriale e Mbrojtjes, kundër kërcënimeve të shtetit kombëtar; dhe drejtpërdrejt kundër ndikimit keqdashës në standardet e teknologjisë në zhvillim si 5G, 6G dhe sigurinë cloud”, u shpreh Adamski.

Cristin Flynn Goodwin, menaxhere e përgjithshme dhe këshilltare e përgjithshme e Njësisë së Sigurisë Dixhitale në Microsoft

Në anën tjetër Flynn Goodwin theksoi se bashkëpunimi publik-privat është i nevojshëm veçanërisht në përgjigjen ndaj incidenteve, sepse është thelbësor partneriteti me qeveritë për të kuptuar se si çështja po ndikon në mënyrë më efektive në to.

Sesioni i tretë iu kushtua Diplomacisë Kibernetike efektive: “Angazhimi i SHBA-së në Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Sigurisë Kibernetike”.

Përvojat e saj me gazetarët nga e mbarë bota i ndau Michele Markoff, ushtruese e detyrës së Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Sigurinë Ndërkombëtare të Hapësirës Kibernetike.

Michele Markoff- Ushtruese e detyrës së Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Sigurinë Ndërkombëtare të Hapësirës Kibernetike

“Ne drejtojmë dhe koordinojmë punën e departamentit për të inkurajuar sjelljen e përgjegjshme të shtetit në hapësirën kibernetike, për të avancuar politikat që mbrojnë integritetin dhe sigurinë e infrastrukturës në një internet të hapur, promovojnë konkurrencën dhe mbështesin parimet dhe vlerat demokratike. Të gjitha të këto çështje janë interesat thelbësore të SHBA-së. Ne po punojmë gjithashtu për të avancuar vizionin e SHBA për internet të sigurt, të besueshëm dhe një mjedis të qëndrueshëm të hapësirës kibernetike”, u shpreh Markoff.

E pyetur nga gazetarja pjesëmarrëse e Telegrafit Jehona Hulaj, se çfarë saktësisht ka bërë Departamenti i Shtetit për të adresuar rëndësinë kibernetike në vendet e Ballkanit Perëndimor, Markoff ka thënë se DASH ka ndarë rreth 12 milionë dollarë që nga viti 2016 për asistencën për zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë kibernetike për rajonet e Ballkanit .

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të forcuar kapacitetet kibernetike globale për të mbrojtur dhe promovuar një internet të hapur, të ndërveprueshëm, të sigurt dhe të besueshëm dhe një hapësirë ​​kibernetike të qëndrueshme.

Departamenti përdor angazhimin diplomatik dhe ndihmën e huaj për të mbështetur vendet partnere në përpjekjet e tyre për të zhvilluar një qasje kombëtare ndaj sigurisë së fortë kibernetike.

Departamenti ka dhënë rreth 12 milionë dollarë që nga viti 2016 për asistencën për zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë kibernetike për rajonet e Ballkanit dhe Baltikut, duke përfshirë mbështetjen për planifikimin strategjik kombëtar, zhvillimin e ekipit të reagimit ndaj incidenteve të sigurisë kompjuterike (CSIRT), mbrojtjen e infrastrukturës kritike, fuqinë punëtore dhe zhvillimin e kurrikulës, ndërgjegjësimin publik dhe luftimin e krimit kibernetik”, tha Markoff.

Ky turne i raportimit virtual do të zgjas deri më 16 shtator dhe do t’u japë pjesëmarrësve informacion mbi përpjekjet e administratës Biden për të përmirësuar sigurinë kibernetike në Shtetet e Bashkuara./Telegrafi/

Ky turne mundësohet nga Qendrat e Shtypit të Huaj (FPC), pjesë e Byrosë së Çështjeve Publike Globale të Departamentit të Shtetit të SHBA-së. 

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori