Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, ka komentuar letrën e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron dërguar kryeministrit Albin Kurti.
Ai gjatë një konference për media tha se letra e Scholz dhe Macron, e cila iu dërgua edhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, tregon se në këtë periudhë kohore duhet të merren vendime të mëdha, që nënkupton arritjen e marrëveshjes finale me njohje reciproke në qendër.
“Është shumë më rëndësi që dritarja e ofruar në dy vitet e ardhshme ku nuk ka interneco politike, qoftë në Kosovë, Serbi por edhe në vende tjera, duhet të shfrytëzohet në maksimum në mënyrë që të arrijmë një zgjidhje finale. Si Kurti dhe Vuçiq janë zgjedhur si liderë të pakontestueshëm të vendeve të tyre dhe Scholz dhe Macron shkon në këtë drejtim që tregon se është mirë që në këtë periudhë të merren vendime të mëdha. Për neve vendimi i madh është përfundimi i marrëveshjes finale me njohjen reciproke në qendër”, tha ai.
Bislimi ka folur edhe për gjendjen në Luginën e Preshevës dhe problemet e sfidat e shumta me të cilat po përballet popullata shqiptare. Ai ka fajësuar Beogradin për shpopullim të rajonit duke thënë se ka ardhur momenti për t’i treguar Evropës fytyrën e vërtetë të Serbisë.
“Është pak e frikshme shpejtësia me të cilën Serbia ka arritur që me politikën e saj ta shpopullojë këtë regjion, por mendoj që tani ka ardhur momenti ku mund t’i tregojmë gjithë Evropës se si fytyra e vërtetë e Serbisë vërehet në Luginë, meqë mendojmë se nuk ka asnjë regjion në Evropë ku popullata ende në vitin 2022 lufton për tekste mësimore, për të drejta bazike, lufton për përfaqësim, qoftë minimal nëpër institucionet shtetërorë”, tha ai.
Ai ka shtuar se mund të ketë ndasi politike, por sipas tij nuk guxojnë liderët e Preshevës t’ia lejojnë vetes luksin e ndasive.
“Do të ishte gabim i madh në qoftë se Lugina me kaq pak banor sa ka, e ka luksin edhe të krijojë ndasi politike. Mund të ketë ndasi politike apo jo kompromis për tema të caktuara që avancojnë jetën e qytetareve, por në rrafshin nacional, nuk guxojnë liderët e Preshevës t’ia lejojnë vetes luksin e ndasive. Për momentin ka dy narrativa, është narrativa e Qeverisë së Kosovës, e cila synon avancimin e të drejtave të Luginës dhe narrativa e presidentit Vuçiq, i cili vazhdon me shtypjen e Luginës. Secili prej liderëve mund të pozicionohet vetëm në njërën prej këtyre dy narrativeve. Do të ishte shumë gabim që në emër të çfarëdo argumentimi të pozicionohemi në anën e gabuar”, tha ai.
Bislimi tha se në dialogun në Bruksel temë me rëndësi do të jetë edhe garantimi i simetrisë dhe barazisë në të drejtat mes qytetarëve shqiptarë në Luginë dhe atyre serbë në Kosovë. Ai tha se diskriminimi që po u bëhet shqiptarëve të Luginës nuk ndodh në asnjë vend në Evropë.
“Është e tmerrshme të kuptojmë që në asnjë prej ambulantëve në Bujanoc, lidershipi apo menaxhmenti nuk janë shqiptarë. Në shumicën shkollave nuk janë shqiptar, nuk ka madje fare gjykata në Preshevë dhe Bujanovc, sepse këto janë zhvendosur në Vranjë, nuk ka në zinxhirin komandues të policisë shqiptar, as për së afërmi në raport me proporcionin në popullatë. Kjo shtrihet edhe te zjarrfikësit, i vetmi zjarrfikës shqiptar që ka qenë ka shkuar në pension dhe tani të gjithë zjarrfikësit janë serbë. Ky diskriminim është i paparë në Evropë dhe mendoj që do të ishte e papërgjegjshme sikur ne t’i mbyllim sytë para kësaj situate”, tha ai.
Nagavci: Presim bashkëpunim në arsim edhe në të ardhmen
Ndërsa, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, tha se nxënësit e shkollave shqipe në Luginë vazhdojnë të ballafaqohen me sfida, teksa tha se presin bashkëpunime në fushën e arsimit.
“E kemi kuptuar përsëri me shqetësim që nxënësit e shkollave të mesme vazhdojnë të ballafaqohen me sfidat sa i përket mungesës së teksteve. Gjithsesi qëllimi ynë do të vazhdojë edhe më tutje. Presim që të kemi bashkëpunime në fushën e arsimit dhe jo vetëm, edhe në të ardhmen”, tha ajo.
Mustafi: Do të përfitojnë rreth 4010 nxënës të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjes
Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, ka folur mbi projektin për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës, për të cilat Qeveria e Kosovës kohë më parë ka ndarë 255 mijë euro. Ai tha se nga ky projekt përfitojnë rreth 5 mijë nxënës tekste shkollore falas.
“Do të përfitojnë rreth 4010 nxënës të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe prindërit e tyre, mbi 4 mijë familje do të lirohen nga barra e rendë socio-ekonomike, e sigurimit të teksteve shkollore. Ky është ndër projektet e mëdha që po implementojmë në Luginë të Preshevës… Besojmë që përmes reciprocitetit arrihet barazia, e përmes barazisë vendosen standardet unike të trajtimit të drejtave të pakicave kombëtare”, tha ai./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Aksidenti me tri viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Autobusi dhe tri vetura përfshihen në aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, katër të lënduar
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Gjilan, polici 21-vjeçar plagoset aksidentalisht nga një i mitur në poligon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite