Një ndër kërkesat kryesore të protestës kundër dhunimit të 11-vjeçares ishte legalizimi i sprejit të piperit. Një gjë e tillë njohësit e legjislacionit po thonë se duhet të bëhet përmes një ligji. Teksa Ministrja e Drejtësisë thotë se ka marrë iniciativën për të jetësuar këtë kërkesë.
Ishte ndër kërkesat kryesore që u tha zëshëm në protestën kundër dhunimit të 11-vjeçares.
Krejt vajzat e gratë, ka një sprejë në çantë, ishte ndër parullat kryesore që po gjëmonte rrugëve të Prishtinës.
Kjo po kërkohet si masë sigurie, pas ngacmimeve e dhunimeve të shumta të raportuara në vend.
Sipas aktivistes politike Teutë Rrusta, e cila me vete tashmë e mban një të tillë në çantë, një gjë të tillë e kanë të lejuar shtetet demokratike.
“Spreji krejt çka është, është neutralizues i një sulmi që eventualisht mund të bëhet. Ky nuk është i rrezikshëm kërkush s’ka vdek prej sprejit, e as dëmtu afatgjatë prej tij, kjo është veç një masë e përkohshme urgjente për rrethanat ku jemi. Amerika Franca, Austria, Mali i Zi, vendet demokratike, kanë sprej”, ka thënë Teuta Rrusta – aktiviste.
Kolektivi për mendim dhe veprim feminist thonë se presin që kërkesa e tyre të diskutohet në Kuvend.
“Kërkojmë legalizimin e sprejit, pasi kjo është e ndaluar, dhe ne –po dëshirojmë që kjo të shkojë në diskutim, edhe në kuvend dhe mos me qenë më ilegale”, ka thënë aktivistja Fjolla Muqaj.
Por cili është efekti i tij dhe a do të mund të legalizohet në Kosovë, sipas avokatit Arbër Jashari një praktikë e tillë nuk do duhej të ndodhte. Megjithëkëtë ai rekomandon rrugët ligjore.
“Nëse do të ndodhte kjo, besoj kjo gjë më së miri do të ishte të bëhej me ligj, ku ligji pastaj në mënyrë specifike, të tregonte edhe për rrethanat se si mund të pajisen, ku mund të shitet, si mund të shitet, për licencimin e kompanive që e shesin”, ka thënë Arbër Jashari – avokat.
Si rrallë herë kjo kërkesë duket se nuk ka hasur në vesh të shurdhër, për çka ministrja Haxhiu, thotë se bashkë me ministrinë e udhëhequr nga Xhelal Sveçla kanë nisur të punojnë lidhur me këtë çështje.
“Tashmë kemi caktuar, dy grupe për analiza në aspektin ligjor, që është nga Ministria e Drejtësisë dhe analizë në aspektin e sigurisë nga Ministria e Punëve të Brendshme”, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Një protestë do të mbahet edhe të hënën duke përsëritur kërkesat e njëjta pranë objektit të Qeverisë së Kosovës./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova