LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë në një aksident trafiku i riu nga Dobërdolli i Gostivarit

Ndërron jetë në një aksident trafiku i riu nga Dobërdolli i Gostivarit
Foto: Ilustrim

Mbrëmjen e së shtunës, në moshë të re ka ndërruar jetë një person nga Dobërdolli i Gostivarit. A.Sh. pas vetës ka lënë tre fëmijë, një vajzë e dy djemë të moshës së mitur.

Shkak i ndarjes nga jeta është bërë një aksident trafiku. I ndjeri ka drejtuar një motor në momentet e aksidentit në qytetin e Kavadarit, ku dhe është zhvilluar një defile me motoristët.


A.Sh jetonte dhe punonte në Slloveni bashkë me familjen e tij. Në vendlindje ndodhej për pushime dhe kishte ardhur në fillim të shtatorit.

Para aksidentit, i ndjeri kishte postuar në rrjetet sociale video nga defileja e motoristëve në Kavadar. Të afërimit e tij tregojnë se ishte i dhënë tejmase ndaj motorëve.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të dielën në varrezat e fshatit Dobërdoll.