LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Për faktin se dhunuesi i 11 vjeçares ka lëvizur i lirë nënkupton se drejtësia ka dështuar, Vettingu është i domosdoshëm

Kurti: Për faktin se dhunuesi i 11 vjeçares ka lëvizur i lirë nënkupton se drejtësia ka dështuar, Vettingu është i domosdoshëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë ditës së diele së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë mbajtur një konferencë për medie. Ai gjatë kësaj konference pati kritika të shumëta për sistemin e drejtesisë në Kosovë, pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares ditë më parë.

Ai theksoi se drejtësia ka dështuar për shkak se dhunuesi ka lëvizur i lirë edhe për kundër faktit që kishte vepra të tjera të ngjashme penale.

“Gjatë kësaj jave na tronditi të gjithëve lajmi mbi krimin që për viktima kishte një 11 vjeçare. Në rastet si këto, i humb kuptimi zbatimit të të drejtave të njeriut dhe respektimit të ligjit ndjekjes së krimit dhe ushtrimit të pozitave të larta shtetëror që kanë për obligimin parandalimin dhe përndjekjen e atyre që kërcënojnë sigurinë, mirëqenien Dhe integritetin fizik të qytetarëve. Kur kuptojmë që kryesi i veprës ka qenë edhe më herët i dënuar për kryerjen e veprave penale dhe gjendet i lirë, kur dështon polica, prokuroria dhe gjykata dështon drejtësia kurse faturën e paguan qytetar”, tha Kurti.


Dosja e Vettingut shkon në Kuvend për miratim, Haxhiu: Reforma në drejtësi është e domosdoshme
Lexo po ashtu Dosja e Vettingut shkon në Kuvend për miratim, Haxhiu: Reforma në drejtësi është e domosdoshme

Tutje Kryeministri Kurti, theksoi se reformat në drejtësi përkatësisht Vettingu në këtë mes është i  domosdoshëm.

“I dënuar për shumë vepra penale endet i lirë rrugëve të Prishtinës, dhunuesi lirohet pas 8 muajve burgim, dhunuesi nuk rehabilitohet dhe përsërit veprën dhe madje edhe vret. Nuk ka alternativë për vettingun në sistemin gjyqësorë dhe prokurorial, këtë e kuptojnë edhe vetë akterët e këtij sistemi madje edhe vetë skeptikët më të mëdhenjë të vettingut”, deklaroi ai.

I pari i ekzekutivit gjithashtu deklaroi se pas kësaj konference ai dhe ministria Haxhiu do të shkojnë tek kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca për t’ia dorëzuar dokumentin përkatës për Vettingun./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori