LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi me çmim më të lirë dhe me reklama nga Netflix mund të vijë në nëntor

Shërbimi me çmim më të lirë dhe me reklama nga Netflix mund të vijë në nëntor

Netflix pritet të lansojë në nëntor planin e tij më të lirë të shërbimit të mbështetur nga reklamat –në mënyrë që të dalë përpara lansimit të nivelit me reklama të Disney+ më 8 dhjetor.

Në korrik, Netflix iu tha investitorëve se po synonte lansimin e planit të mbështetur nga reklamat “rreth fillimit të vitit” 2023, transmeton Telegrafi.


Por tani, shërbimi me reklama nga Netflix pritet të dalë drejtpërsëdrejti më 1 nëntor në shumë vende, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë, sipas burimeve të industrisë që janë informuar mbi planet e transmetuesit.

Kjo do të ishte pak më shumë se një muaj përpara se Disney+ Basic, me çmim 7,99 dollarë në muaj, të dalë në treg në SHBA.

Netflix nuk pranoi të komentonte. “Ne jemi ende në ditët e para të vendosjes se si të lansojmë një nivel me çmim më të ulët, të mbështetur nga reklamat dhe nuk është marrë asnjë vendim”, tha një përfaqësues i kompanisë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Teknologji
A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

Teknologji
Kalo në kategori