LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca britanike: Stërvitja ushtarake ruse është vetëm një shfaqje, nuk do të ketë 50 mijë ushtarë

Inteligjenca britanike: Stërvitja ushtarake ruse është vetëm një shfaqje, nuk do të ketë 50 mijë ushtarë

Luftimet e ashpra po vazhdojnë në Ukrainën jugore, duke përfshirë granatimet e distriktit Energodar pranë termocentralit bërthamor Zaporizhia të pushtuar nga Rusia, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes në raportin e saj të përditshëm për situatën në Ukrainë.

“Pavarësisht luftës në Ukrainë, më 1 shtator, ushtria ruse filloi stërvitjen ushtarake Vostok 22, një stërvitje e përbashkët strategjike vjetore, e cila shënon kulmin e një viti trajnimi ushtarak”, shkroi ministria në Twitter.

“Rusia ka njoftuar se do të marrin pjesë 50 mijë ushtarë, por nuk ka gjasa që të jenë më shumë se 15 mijë, e cila është rreth 20 për qind e forcave që morën pjesë në stërvitjen e fundit në vitin 2018”, shton ai.


“Përparimi ushtarak i Rusisë në Ukrainë ka treguar se stërvitjet e saj strategjike, si Vostok, nuk ndikojnë në aftësinë e ushtrisë për të kryer operacione të mëdha dhe komplekse. Është një lloj performanca që nuk inkurajon iniciativën dhe qëllimi kryesor i të cilit është t’u bëjë përshtypje liderëve rusë dhe audiencës ndërkombëtare”, thekson ministria.

Ndërkohë, autoritetet ukrainase thonë se rusët në jug vazhdojnë të pësojnë humbje të mëdha.

Kështu, ushtria njoftoi mëngjesin e sotëm se dje në atë pjesë të fushëbetejës janë vrarë 102 ushtarë rusë dhe se janë shkatërruar gjashtë tanke. Gjithashtu, ata deklarojnë se kanë shkatërruar një gamë të tërë armësh dhe pesë depo armësh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kalo në kategori