LAJMI I FUNDIT:

Binjakët e famshëm, Donald dhe Romeo Veshaj festojnë ditëlindjen e 27-të

Binjakët e famshëm, Donald dhe Romeo Veshaj festojnë ditëlindjen e 27-të

Dy vëllezërit e famshëm binjakë, aktorët Donald dhe Romeo Veshaj sot kanë një ditë të veçantë.

Kjo sepse dyshja po festojnë ditëlindjen e 27-të dhe nuk ka munguar një festë për ta dhe urime të shumta nga familjarë, miq e fansa.


Përmes disa postimeve në InstaStory, Donaldi dhe Romeo kanë treguar se mbrëmë kanë festuar me një aheng mes miqsh.

Foto: Romeo Veshaj/Instagram

Në urim për vëllezërit ka ardhur edhe nga miku i tyre dhe kantautori, Elgit Doda, i cili përmes një foto me dyshen ka shkruar: “Kështu do qeshim kur të jemi 80 vjeç, urime ditëlindja djemtë e mi”.

Kujtojmë që ishte Romeo ai që nisi i pari karrierën si aktor në moshën 17 vjeçare në emisionin humoristik “Portokalli”, për të iu bashkuar më pas edhe Donaldin, dyshja së bashku luajtën bashkë në “Al Pazar”.

Foto: Romeo Veshaj/Instagram

Krahas aktrimit, Donaldi dhe Romeo sfiduan vetën edhe më moderim, që vazhdojnë të jetë profesioni i tyre dhe tashmë drejtojnë emisionin “Më lër të flas”.

Ironia e fatit: Vëllezërit Veshaj ndanë të njëjtin ballkon me ish-të dashura e tyre Beatrix dhe Jonida Maliqin në 'Sunny Hill'
Lexo po ashtu Ironia e fatit: Vëllezërit Veshaj ndanë të njëjtin ballkon me ish-të dashura e tyre Beatrix dhe Jonida Maliqin në 'Sunny Hill'

Donaldi në anën tjetër rreth një vit më parë u bë ndër emrat më të komentuar në mediat rozë, kjo për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Pas përfundimit të BBV, binjakët kanë nisur një karrierë muzikor dhe gjatë këtij viti kanë lansuar disa projekte.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Ndërkaq, vëllezërit simpatik janë të përfolur edhe për jetë private, Romeo më parë ishte në një romancë me këngëtaren Jondia Maliqi, ndërsa Donaldi aktualisht thuhet se është rikthyer me partneren  tij prej vitesh, prezantuesen Bora Zemani, ndonëse të dy nuk e kanë mohuar e as pohuar një gjë të tillë akoma. /Telegrafi/

Foto: Semi Jaupaj/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori