LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj: Kurti dhe Murati t’i ndalin kërcënimet ndaj grevistëve

Jasharaj: Kurti dhe Murati t’i ndalin kërcënimet ndaj grevistëve

Përkundër përgatitjeve që ka bërë Ministria e Arsimit, viti i ri shkollor nuk filloi sot më 1 shtator në shumicën e shkollave në Kosovë.

Greva po mbahet si pasojë e mosrealizimit të kërkesave të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro deri në Ligjin për Paga.

Në një deklarim para mediave, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i bëri thirrje ekzekutivit që sic tha, t’i ndalë kërcënimet ndaj grevistëve.


SBASHK-u dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Murati
Lexo po ashtu SBASHK-u dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Murati

“I drejtohem edhe njëherë me apel Qeverisë Kurti e sidomos ministrit të Financave, Hekuran Muratit që t’i lë kërcënimet sepse nuk i ka hije një ministri të Kosovës… Kemi pritur që kjo qeveria jonë dhe qeveritë do të na presin e do të realizojnë kërkesat tona sepse jemi në shërbim të këtij populli.

Edhe sot e lus ministrin Murati që t’i ndërpresë goditjet e ulëta duke u munduar edhe të na kritikojë dhe të na fyejë duke u munduar të na kërcënojë”, u shpreh Jasharaj.

Kryetari i SBASHK-ut mes tjerash tha se ky moment kur nuk po nis mësimi nuk i gëzon, por që pa i plotësuar kërkesat e tyre nuk do të ndalin grevën.

BSPK: Nuk tërhiqemi nga greva se është joligjore
Lexo po ashtu BSPK: Nuk tërhiqemi nga greva se është joligjore

“I kemi kërkuar 100 euro si mesazh qeverisë se e kemi dorën e qeverisë dhe do të ndiheshim mirë që në këtë krizë qeveria po na ndihmon bile pak në këto ngritje të tmerrshme të çmimeve. Nuk është ky moment që na gëzon asnjëherë sepse me 1 shtator sa mirë do të tingëllonte zilja por besoni kemi ardhur në pozitë dialog hiq asnjë vijë se ka bërë qeveria që të dialogojë i kemi harxhuar të gjitha…

Pa të ofruar asnjë zgjidhje por vetëm kërcënime do tua bëjmë kështu e kanë të kotë sepse ne jemi në rrugën e zotit unë po iu premtoj se ne nuk do lëvizim asnjë milimetër. Greva do të përfundojë kur të thoni ju dhe kur qeveria do t’i zgjedh kërkesat tona’, shtoi Jasharaj.

Që nga 25 gushti punëtorët e sektorit publik kanë hyrë në grevë. Përmes kësaj greve ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të Pagave, pagesë 100 euro deri në miratimin e këtij ligji dhe plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori