LAJMI I FUNDIT:

Përurohet Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri – nxënësit kudo që janë do të kenë një tekst unik 

Përurohet Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri – nxënësit kudo që janë do të kenë një tekst unik 

Sot në Gjakovë është zhvilluar ceremonia e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë.

Në ceremoninë e përurimit ishte kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Evis Kushi, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me këtë rast tha se fati i shkollës shqipe ka qenë i lidhur ngushtë me fatin e kombit.


“…Nga sot fëmijët tanë anembanë viseve të banuara me shqiptarë do ta mësojnë si Abetare e përbashkët dhe unike. Sot kombin tonë e përbashkon edhe kjo Abetare…. Vetëm bashkë, krah për krah me njëri-tjetrin mund t’i shtyjmë përpara interesat tona për zhvillim e përparim në çdo fushë…”, u shpreh Kurti.

Ai tha më tej se duhet të vazhdohet me jetësimin e idesë politike në programe e politika zhvillimore e në aktivitete të përbashkëta edukative e arsimore.

“I lumtur që sot kemi në duar këtë Abetare për të gjithë u zotuam në marrëveshjen e mbledhjes së përbashkët midis dy qeverive tona në nëntor të vitit të kaluar”, shprehet kreu i ekzekutivit të vendit.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se përurimi i Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri është moment historik dhe se nxënësit shqiptarë kudo që janë do të kenë një tekst unik.

Ajo po ashtu njoftoi se nga tetori i viti 2022, studentët nga Kosova në Shqipëria dhe anasjelltas do të mundësojnë të studiojnë pa asnjë problem administrativ.

E pranishme në ceremoninë e përurimit të Abetares së përbashkët ishte ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Ajo tha se ndër punët më të mira që kanë bërë është kjo e përurimit të Abetares, ndërsa tha se kjo do të mbahet mend gjatë.

“Unë jam shumë e nderuar sot që jam këtu mes jush në këtë ditë që do mbahet mend gjatë në kujtesën tonë”, tha Evis Kushi.

Ministrja e Shqipërisë e vlerësoi si shumë cilësore Abetaren e përbashkët, që sipas saj, reflekton më së miri zhvillimet arsimore, kulturore, sociale.

Ndryshe, botues të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri janë shtëpitë botuese “Dukagjini” në Kosovë dhe “Pegi” në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori