Ditë më parë një 11 vjeçare u dhunua në Prishtinë nga pesë persona. Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë të pesë të dyshuarit, ndërkaq ndaj katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Nga pesë të arrestuarit tre janë të mitur.
Ndërkaq, sot në kryeqytet u protestua për të kundërshtuar dhunën ndaj grave. Protesta nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti”e vazhdoi deri te Qeveria e Kosovës.
Kjo protestë u organizua nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Vazhdon protesta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, protestuesit po qëndrojnë në oborrin e Qeverisë
Protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj është duke vazhduar tek Qeveria e Kosovës.
Protestuesit janë duke qëndruar të ulur në oborrin e Qeverisë.
Protesta e sotme është thirru në mbrojtje të grave dhe vajzave, pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona në Prishtinë.
“Nuk ka më protesta paqësore” – vazhdon protesta në Prishtinë
Po vazhdon të mbahet protesta në Prishtinë, ndërsa protestues të shumtë po brohorasin “nuk ka më protesta paqësore”, “nuk duam statuse, duam vepra”, “nuk po ndihem e sigurt”. Ata janë ulur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe po prezantojnë kërkesat e tyre.
Përfaqësues nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist theksuan se dhunimi i 11 vjeçares është akt i një sistemi patriarkal.
Më tej u tha se dhuna nuk është vetëm ngjarje e trishtë, është shpërfaqje e dhunës sistematike e ditore ndaj grave.
“Rasti i 11 vjeçares është alarm për të gjithë ne… Në këtë shtet vajzat e vogla abuzohen në shtëpi, shkolla, rrugë e sheshe e parqe”, u tha nga organizatorët e protestës.
“Durimit tonë paqësor po i vjen fundi”, “Boll mo”, “S’ka protesta paqësore më”, u tha në protestë.
Përfaqësuesit e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist paraqitën tri kërkesat kryesore si: krijimi i mekanizmave efektiv për trajtimin me dinjitet të mbijetuarat e dhunës, trajtimi i drejtë i rasteve dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për abuzuesit si dhe legalizimi dhe përdorimi i sprejit irritues për vetëmbrojtje.
Organizatorët kanë hedhur edhe ngjyrë të kuqe në dyert e Qeverisë së Kosovës.
“Viktima nuk ka faj”, “Burgim të përjetshëm” – protestuesit gjuajnë me ngjyrë të kuqe edhe KGJK-në
Mijëra qytetarë janë duke protestuar në kryeqytet pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares që ndodhi të shtunën në Prishtinë.
Nën brohoritma “Viktima nuk ka faj”, “mbrojtje për viktimat” “Qysh spo ju vjen marre”, “Burgim të përjetshëm” protestuesit pasi kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Shtetit, të njëjtën gjë e kanë bërë edhe në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, raporton Telegrafi.
Protesta është duke vazhduar ende.
Jo dhunës ndaj grave, mijëra qytetarë në protestë
Mijëra qytetarë i janë përgjigjur ftesës për protestë, e cila po mbahet në shenjë revolte ndaj dhunës seksuale në Kosovë.
Në fotografitë e realizuara nga Telegrafi.com mund t’i shihni numër të madh të qytetarëve të cilët po protestojnë kundër dhunës.
Ditë më parë në Prishtinë u dhunua një 11 vjeçare nga pesë persona. Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia dhe ndaj katër prej tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Protestuesit “skuqin” Ministrinë e Drejtësisë
Qytetarë të shumtë po vazhdojnë të protestojnë në Prishtinë kundër dhunës ndaj grave.
Protestuesit kanë shkuar edhe para ndërtesës së Ministrisë së Drejtësisë ku kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe.
Qytetarët po mbajnë pankarta “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Çika e gra jemi bashkë krahë per krahë”, “Nuk ka dështuar nëna ka dështuar shteti”.
“Edhe sa”, “Nuk durojmë më”, “Mbrojtje për vajzat”, “Poshtë institucionet patriarkale” – pankartat në protestë
Qytetarë të shumtë janë duke protestuar në Prishtinë kundër dhunës ndaj grave.
Protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist vjen pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona.
Qytetarë të shumtë të cilët po protestojnë po mbajnë pankarta “Burgim të përjetshëm”, Mbrojtje për vajzat”, “Poshtë institucionet patriarkale”, “Nuk durojmë më”, “Përdhunuesit në burg”, etj.
Dhunimet seksuale në Kosovë, për shtatë muaj në Policinë e Kosovës janë raportuar 41 raste
Numri i rasteve të dhunës seksuale në Kosovë mbetet i lartë dhe kjo vazhdon të jetë shqetësuese. Dhunimi i 11 vjeçares që ndodhi të shtunën e 27 gushtit në Prishtinë nga pesë persona, ka alarmuar institucionet, shoqërinë civile dhe organizatat joqeveritare në vend.
Vetëm në shtatë mujorin e parë të këtij viti në Policinë e Kosovës janë raportuar 41 raste të dhunimit.
Kështu ka bërë të ditur PK-ja në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, duke theksuar se krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar, këtë vit vërehet rënie e rasteve të tilla.
“Lidhur me kërkesën ju përcjellim të dhëna të përgjithshme të të gjitha grupmoshave për rastet e veprës “Dhunim”, për vitin 2021 dhe periudhën krahasimore janar-korrik 2021-2022, ku vërehet se ka rënie të theksuar të rasteve të kësaj natyre”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Sipas policisë gjatë vitit 2021 gjithsejtë janë raportuar 102 raste të dhunimit, ndërkaq në periudhën janar-korrik kanë qenë të raportuara 59 raste.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Deri në fund të muajit, dy investime të reja dhe 500 vende të reja pune
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër
Nga Amerika Latine në Shqipëri, zbulohet laboratori i kokainës në Qerekë - arrestohen 10 persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët