LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Urdhri për sigurimin e listave të grevistëve, në kundërshtim me parimet e ndarjes së pushteteve

Tahiri: Urdhri për sigurimin e listave të grevistëve, në kundërshtim me parimet e ndarjes së pushteteve

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me paralajmërimin e Ministrisë së Financave se nuk do të paguhen punonjësit të cilët po protestojnë.

Kjo ministri ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po marrin pjesë në grevë për t’ua ndalur pagën sipas neni 18 të Ligjit për Greva.

E sipas Tahirit, kjo është shkelje e autonomisë, tentim shantazhi e frikësimi dhe veprim që bie në kundërshtim me parimet e ndarjes së pushteteve.


Ministri Murati thotë se nuk do t'i paguajnë ata që protestojnë, kërkon ndërprerjen e grevës
Lexo po ashtu Ministri Murati thotë se nuk do t'i paguajnë ata që protestojnë, kërkon ndërprerjen e grevës

“Autonomia e komunave është e përcaktuar me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, si dhe Kushtetutë e Ligjin për Vetëqeverisje Lokale (Neni 17), ku janë përcaktuar kompetencat vetanake të komunave”, ka shkruar ai në Facebook.

“Ngjashëm, me këtë Ministria e Arsimit, ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese (Faqe 46-49), për rastin e shkollave në Komunën e Kamenicës. Në vend të komunikimit, konsultimit dhe bashkëpunimit mes dy niveleve të qeverisjes, shkresat në formë ‘urdhrash’, e konfliktet ndër-institucionale ndërtojnë praktika të rrezikshme”.

Tutje, ai ka thënë se ka një porosi për ekzekutivin.

“Nuk jeni në tokë të bukës, nuk po e kuptoni se është e domosdoshme, që të kthehet dialogu mes partnerëve socialë, e që kjo formë e presionit të mos shtrihet edhe tek mekanizmat tjerë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori