LAJMI I FUNDIT:

Vetura e parë fluturuese merr aprovimin për të kryer fluturimet testuese – lëvizë me 322 km/h dhe kushton 170 mijë dollarë

Vetura e parë fluturuese merr aprovimin për të kryer fluturimet testuese – lëvizë me 322 km/h dhe kushton 170 mijë dollarë

Pas 14 viteve punë, më në fund është dhënë aprovimi për fluturime testuese të veturës së parë në botë fluturuese me tri rrota e njohur si Switchblade.

I dizajnuar dhe zhvilluar nga Samson Sky, prototipi i veturës që mund të fluturojë me një shpejtësi prej 322 kilometra në orë, është dizajnuar për të qenë një mjet motorik për qëllime të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Derisa është në tokë, Switchblade lëvizë sikurse një veturë falë tre rrotave, ka një gjatësi prej 5.1 metrave dhe është 1.8 metra i gjerë dhe mund të parkohet pa ndonjë problem në garazh të veturave.

Në momentin që arrin në aeroport, krahët i hapen sikurse edhe bishti dhe i tërë procesi zgjatë vetëm tre minuta – duke i lejuar veturës të ngritet në qiell.

Muajin e kaluar Switchblade ka marrë aprovimin nga Administrata Federale Aviacionit Civil dhe Qeveria amerikane, që të fillojë procesin e testimit.

Sipas kompanisë me seli në Oregon, 2.100 persona nga 52 vende dhe 50 tjera brenda SHBA-ve, tashmë kanë rezervuar këtë veturë, e cila pas miratimit për fillimin e testimit pritet të fillojë edhe prodhimin serik. Çdo Switchblade do të kushtoj 170 mijë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Audi ndryshoi përsëri emërtimin e modelit:

Audi ndryshoi përsëri emërtimin e modelit: "Rombi i kuq" u shfaq aty ku nuk ishte

Auto
Audi A5 me ekran edhe për ulësen e pasagjerit

Audi A5 me ekran edhe për ulësen e pasagjerit

Auto
Fakt interesant: Dy të tretat e tregtarëve gjermanë të automjeteve të përdorura nuk shesin vetura elektrike!

Fakt interesant: Dy të tretat e tregtarëve gjermanë të automjeteve të përdorura nuk shesin vetura elektrike!

EVs
Kini kujdes kur furnizoheni me karburant në Itali - kostoja mund të rritet pa e kuptuar

Kini kujdes kur furnizoheni me karburant në Itali - kostoja mund të rritet pa e kuptuar

Auto
Rruga e zgjuar: Ndriçimi publik ndizet me ndriçimin e plotë vetëm kur afrohet një automjet ose këmbësorë

Rruga e zgjuar: Ndriçimi publik ndizet me ndriçimin e plotë vetëm kur afrohet një automjet ose këmbësorë

Auto
Stellantis kërcënon të largojë markat e veturave që nuk fitojnë shumë para

Stellantis kërcënon të largojë markat e veturave që nuk fitojnë shumë para

Auto
Kalo në kategori