LAJMI I FUNDIT:

Gazetari Artan Hoxha zbulon lidhjet e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj me vëllanë e një politikani të rëndësishëm në Kosovë

Gazetari Artan Hoxha zbulon lidhjet e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj me vëllanë e një politikani të rëndësishëm në Kosovë

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka zbuluar së fundmi lidhjet e biznesmenit dhe të kërkuarit të drejtësisë në Shqipëri, Ervis Martinajt me vëllanë e një politikani shumë të rëndësishëm në Kosovë.

I ftuar në Abc News, Hoxha ka përmendur një rast, ku kanë tentuar që t’i bëjnë atentat Martinajt në Kosovë. Ai tha se një grup i ka zënë pritë Martinajt në daljen e aeroportit Adem Jashari në Prishtinë, në një kohë kur ky i fundit po kthehej nga Dubai.


Por sipas Hoxhës, Martinaj ka arritur që të shpëtojë falë vëllait të një politikani shumë të rëndësishëm në Kosovë, që lëvizte me eskortë dhe me mjete të blinduara.

Kush është Ervis Martinaj, ‘mbreti’ i lojërave të fatit i përfshirë në disa krime
Lexo po ashtu Kush është Ervis Martinaj, ‘mbreti’ i lojërave të fatit i përfshirë në disa krime

“Nuk është një skuadër do ku do. Është një skuadër që ka tentuar ti bëj atentat në hyrjen e aeroportit Adem Jashari në Prishtinë. Ervis Martinaj ka bërë një udhëtim Prishtinë-Stamboll-Dubai. Martinaj nuk lëvizte në linja direkte, përdorte gjithmonë me linja indirekte. Dhe në kthim ky grup ka qenë në dalje të aeroportit të Prishtinës, por nuk e di ishte rastësi apo Martinaj ishte i informuar”, ka thënë Hoxha.

“Por ishte fakt që vëllai i një politikani shumë të rëndësishëm, i cili lëviz me eskortë në Kosovë dhe me makina të blinduara ka shkuar ta marrë. Martinaj në atë kohë lëvizte me një person tjetër dhe një çift nga Tropoja me mbiemrin Sheqeri”, ka shtuar ai.

“Në aeroport i ka pritur personazhi që përmenda dhe ky vetë ka qenë ligjvendës në Kosovë dhe është shumë i rëndësishëm atje dhe vetëm fakti që ky ka shkuar me eskortë dhe me mjet të blinduar, autorët janë tërhequr,” tha Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori