LAJMI I FUNDIT:

‘Dua të shkoj në shkollë’, ukrainasi i arrestuar për spiunazh kërkon lirimin

‘Dua të shkoj në shkollë’, ukrainasi i arrestuar për spiunazh kërkon lirimin

Fedil Alpatov, ukrainasi i arrestuar së bashku me dy rusë për spiunazh ka kërkuar lirimin nga burgu.

Në ankimimin e tij, Aplatov ka deklaruar se kërkon të shkojë në shkollë, pasi rrezikon të humbasë vitin. Ai kërkon që të lihet në ‘detyrim paraqitje’ dhe jo në burg deri në përfundim të hetimeve.

Ukrainasi dhe dy shtetasit rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari u arrstuan mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.


Teksa tentuan të futeshin në uzinë, ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.

Rusët në Gramsh, Rama: Qesharake të thuash se po bëjnë spiunazh duke fotografuar mbetjet e komunizmit, na intereson vetëm qëllimi i tyre
Lexo po ashtu Rusët në Gramsh, Rama: Qesharake të thuash se po bëjnë spiunazh duke fotografuar mbetjet e komunizmit, na intereson vetëm qëllimi i tyre

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

Për këtë ngjarje ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh një ditë më parë se rasti po hetohet me seriozitet dhe se nuk përjashtohet të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh se hetimet vijojnë. Nga opozita nuk mungojnë akuzat dhe theksohet se është cenuar siguria kombëtare. /A2 CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori