LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në një lokal në Leposaviq, përfshihet edhe një zyrtar policor

Të shtëna me armë në një lokal në Leposaviq, përfshihet edhe një zyrtar policor
Foto: Ilustrim

Një incident i armatosur ka ndodhur dje pasdite rreth orës 17:10 në Leposaviq në një lokal pronë e ankuesit mashkull kosovar.

I njëjti ka raportuar në polici se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij.

Në vendngjarje (lokal) ndodhej një mashkull kosovar (zyrtar policor) i cili është përgjigjur me armë zyrtare.


Personat e dyshuar janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore për trajtim të mëtutjeshëm të rastit.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime. /Telegrafi/