LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo tallet me Ferdinand duke ia lagur këpucët me ujë, portugezi pastaj ofrohet dhe i përshëndet edhe dy legjenda të tjera

Ronaldo tallet me Ferdinand duke ia lagur këpucët me ujë, portugezi pastaj ofrohet dhe i përshëndet edhe dy legjenda të tjera

Cristiano Ronaldo u bë viral të hënën në mbrëmje para sfidës mes Manchester United dhe Liverpoolit.

Sulmuesi portugez ishte ofruar për t’i përshëndetur Roy Keane e Gary Neville, por e injoroi keq ish-kapitenin e Liverpoolit, Jamie Carragher.


E gjitha u filmua drejtpërdrejtë nga Sky Sports, derisa tani në sfidën me Southampton, Cristiano Ronaldo ka vendosur që të bëj shaka me një ish-bashkëlojtar të tij.

Ronaldo injoron keq Carragherin duke mos ia zgjatur dorën, Keane e Neville pastaj tallen me ish-mbrojtësin anglez
Lexo po ashtu Ronaldo injoron keq Carragherin duke mos ia zgjatur dorën, Keane e Neville pastaj tallen me ish-mbrojtësin anglez

Portugezi në dy momente e ka lagur me ujë ish-mbrojtësin anglez Rio Ferdinand dhe ky i fundit kishte hallin e këpucëve të tij.

Gjithsesi veprimi i Ronaldos ka shkaktuar të qeshura, me portugezin që pasi e lagu anglezin filloi të qeshë me të madhe.

Nuk vonoi shumë dhe Ronaldo u afrua për t’i përshëndetur legjendat angleze si Rio Ferdinand, Paul Scholes e Peter Crouch.

Manchester United synon shkëmbimin e bujshëm me gjigantin italian, ia ofron Ronaldon dhe 100 milionë euro për yllin e skuadrës
Lexo po ashtu Manchester United synon shkëmbimin e bujshëm me gjigantin italian, ia ofron Ronaldon dhe 100 milionë euro për yllin e skuadrës

Shtrënimi i duarve dhe përqafimi edhe me Crouch, sipas mediave angleze bën të kuptohet se ajo e javës së kaluar mes Ronaldos dhe Carragher është personale.

Gjithsesi veprimi i Ronaldos duke bërë shaka me Ferdinand është bërë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori