LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Arsimi profesional është një nga prioritetet tona

Nagavci: Arsimi profesional është një nga prioritetet tona

Ministrja e Arsimit (MASHTI) sot ka takuar drejtorët e shkollave profesionale me te cilët biseduan për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Nagavci ka shkruar se i ka informuar drejtorët për impelementimin e mësimit dual që do të fillojë nga 1 shtatori në katër profile, kuzhinier, asistent i restorantit, floktar dhe murator.

Ndërkaq, ajo tha se si ministre e arsimit është në dijeni për sfidat me të cilat ballafaqohen shkollat profesionale si dhe numrin jo të madh të nxënësve të interesuar për të ndjekur këto shkolla.


“Besoj shumë se ofrimi i një modeli të ri të mësimit do të jetë përparësi për shkollat dhe do të shtojë interesimin e nxënësve për t’u regjistruar në këto drejtime. Drejtorët i njoftova po ashtu se jemi duke rishikuar formulën financiare cila rregullon çështjen e shkollave profesionale në mënyrë që të ua lehtësojmë punën e tyre”, ka thënë ajo.

Tutje Nagavci u shpreh se e kupton po ashtu edhe se çështja e normave është brengë e mësimdhënësve.

“Andaj kemi punuar paralelisht në ofrimin e mësimit dual por edhe që të sigurohemi që mësimdhënësit të cilët janë në proces të mos i humbin vendet e punës. U dakorduam që të kemi takime të rregulla në mënyrë që bashkarisht ti zgjidhim problemet e të përmirësojmë gjendjen në arsimin profesional”, ka shkruar në Facebook, Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori