LAJMI I FUNDIT:

Gjykata në Rusi lëshon urdhër arresti për “spiunen” ruse të kapur në Shqipëri

Gjykata në Rusi lëshon urdhër arresti për “spiunen” ruse të kapur në Shqipëri

Një gjykatë në Moskë ka lëshuar fletarrestim për Svetlana Valeryevna Timofeyeva, të dhënat personale të së cilës përkojnë plotësisht me të dhënat e shtetases ruse të arrestuar në Shqipëri, nën akuzat për spiunim.

Gjykata në distriktin Meshçasky, ka thënë më 26 gusht se ka shtuar Timofeyevan, e cila është akuzuar se në mënyrë të paligjshme ka siguruar informacion të klasifikuar në listën e personave që kërkon nëpër botë, shkruan Euronews Albania, duke cituar media ruse RBC.


Shërbimi për shtyp i Gjykatës së Qarkut Meshchansky i tha RBC se Timofeeva Svetlana Valeryevna u arrestua në mungesë për dy muaj nga data e transferimit në agjencitë e zbatimit të ligjit.

Rusët në Gramsh, Rama: Qesharake të thuash se po bëjnë spiunazh duke fotografuar mbetjet e komunizmit, na intereson vetëm qëllimi i tyre
Lexo po ashtu Rusët në Gramsh, Rama: Qesharake të thuash se po bëjnë spiunazh duke fotografuar mbetjet e komunizmit, na intereson vetëm qëllimi i tyre

Data e saj e lindjes, 18 mars 1989, përkon me datën e lindjes së fotografes-blogeres Svetlana Timofeeva e ndaluar këtë javë në Shqipëri.

Svetlana Timofeyeva u arrestua më 20 gusht në Shqipëri pasi bashkë me dy shtetas të tjerë, një rus dhe një ukrainas pasi tentuan të hynin në uzinën e armëve në Gramsh.

Mbi dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fiodor Mihailoviç rëndojnë 2 akuza; “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Goditja për shkak të detyrës”. /Euronews Albania/