LAJMI I FUNDIT:

Rusia e vendosi Ukrainën dhe Evropën një hap larg nga rrezatimi, thotë Zelensky

Rusia e vendosi Ukrainën dhe Evropën një hap larg nga rrezatimi, thotë Zelensky

Termocentrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhzhia, i cili mbahet nga forcat ruse, u shkëput nga rrjeti elektrik për herë të parë në historinë e tij të enjten, sipas operatorit bërthamor të vendit.

Derisa furnizimi me energji elektrike në termocentral është rivendosur që atëherë, gjashtë reaktorët e termocentralit mbetën të shkëputur nga rrjeti energjetik i Ukrainës të enjten në mbrëmje, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), duke cituar Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se gjeneratorët rezervë me naftë u “aktivizuan menjëherë” në fabrikë të enjten për të shmangur një “katastrofë rrezatimi”.


“Bota duhet të kuptojë se çfarë kërcënimi është ky: nëse gjeneratorët me naftë nuk do të ishin ndezur, nëse automatizimi dhe stafi ynë i uzinës nuk do të kishin reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike, atëherë ne do të ishim të detyruar të kapërcejmë pasojat e një aksidenti të rrezatimit”, tha Zelensky gjatë fjalimit të tij të natës.

Gjeneratorët janë instaluar për të furnizuar me energji pompat ftohëse për të ndaluar mbinxehjen e karburantit në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike.

“Rusia e ka vënë Ukrainën dhe të gjithë evropianët në një situatë një hap larg nga një katastrofë rrezatimi”, tha Zelensky, duke shtuar se zyrtarëve nga IAEA, mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, duhet t’ju jepet akses urgjent në vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Botë
Rendi botëror nën kërcënimin më të madh që nga Lufta e Ftohtë, paralajmërojnë CIA dhe MI6

Rendi botëror nën kërcënimin më të madh që nga Lufta e Ftohtë, paralajmërojnë CIA dhe MI6

Botë
Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Irani 'dërgon qindra raketa në Rusi'

Irani 'dërgon qindra raketa në Rusi'

Azia
Për herë të parë në 22 vjet, anijet luftarake gjermane do të kalojnë përmes ngushticës së Tajvanit

Për herë të parë në 22 vjet, anijet luftarake gjermane do të kalojnë përmes ngushticës së Tajvanit

Botë
Policia amerikane në kërkim të burrit që shtiu me armë mbi nëntë vetura në një autostradë në Kentucky – lëndohen shtatë persona

Policia amerikane në kërkim të burrit që shtiu me armë mbi nëntë vetura në një autostradë në Kentucky – lëndohen shtatë persona

Amerika
Kalo në kategori