Pjesëmarrja në mbledhjen të përbashkët të katër komunave veriore të Kosovës, u ka kushtuar disa zyrtarëve policor me nisje të hetimeve ndaj tyre.
Inspektorati Policor i Kosovës e ka konfirmuar këtë informacion për Radio Televizionin Dukagjini.
“IPK ju konfirmon se lidhur me këtë rast është në proces të grumbullimit të informacioneve në përputhje me misionin ligjor të IPK-së”.
Ndryshe, nga IPK-ja, Policia e Kosovës nuk treguar nëse do të ndërmarrin ndonjë masë ndaj këtyre policëve.
Televizioni ka mësuar se shumica nga zyrtarët policor që shihen në pamjet filmike, janë figura të larta të Policisë së Kosovës në veriun e Kosovës.
Ndër ta është komandanti i Policisë në Zubin Potok, drejtori rajonal Policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq, e shefi i Operativës Rajonale në Mitrovicë të Veriut, Aleksandar Filipoviq.
Menaxhmenti i Policisë, sipas ish-drejtorit të këtij institucioni, Rashit Qalaj tashmë do të duhej t’i ndërmerrte disa veprime.
“Unë mendoj se drejtori i Policisë është dashur që t’i suspendojë, ende pa mbërri ata në zyret e tyre, t’ua lëshoj vendimin për suspendim. Pastaj, të hetohen nga hetimet e brendshme në kuadër të Policisë së Kosovës”, ka thënë Qalaj.
Qalaj thekson se takimi i së mërkurës, ishte kërcënim për Kosovën.
“Kjo është në frymën e kërcënimeve që i pati bërë para disa ditësh Presidenti i Serbisë, shtetit të Kosovës, qeverisë së Kosovës, që serbët e Kosovës do t’i lëshojnë institucionet. Dhe unë mendoj është një gabim i madh që këta policë, apo eprorë të Policisë kanë marrë pjesë në atë takim dhe kjo është e ndaluar, po e përsëris për shkak të temës që është shtjelluar”, ka vijuar ai.
Se këta zyrtarë policor shkelën Ligjin për Policinë, e thekson edhe ish-kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani.
“Mendoj se pjesëmarrja në këtë forum nuk i përket këtyre rregullave të Policisë së Kosovës, të Ligjit mbi Policinë dhe të rregulloreve të brendshme. Aq më tepër, unë kam dëgjuar edhe deklaratën e kryetarëve të Komunave të veriut të Kosovës, të cilët në një lloj kuptimi, në prezencën e Policisë, janë kërcënu për institucionet e tjera të Republikës së Kosovës, se nuk do të marrin pjesë ose do të largohen nga to”, ka theksuar Shishani.
Neni 49 i Ligjit për Policinë ua ndalon të gjithë zyrtarëve policor që të marrin pjesë në aktivitete politike.
Megjithatë, sipas ekspertit të sigurisë, Fadil Kajtazi, institucionet duhet të kenë kujdes me trajtimin e këtij rasti.
“Veprimet në pjesën veriore nuk janë vetëm veprime organeve shtetërore të Kosovës, janë edhe veprime të cilat kanë impakt edhe në politikën e jashtme të Kosovës dhe për këtë arsye duhet të koordinohen edhe me dikë tjetër, para së gjithash me KFOR-in dhe bashkësinë ndërkombëtare”, ka deklaruar Kajtazi.
Kjo nuk ishte hera e parë që zyrtarë serb të Policisë së Kosovës marrin pjesë në takime ku flitet për çështje që cenojnë rendin juridik e të sigurisë në vend.
Madje, disa komandantë të veriut, kishin marrë pjesë edhe në një prej mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë në Beograd.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos