Policia me dy aksione të ndara në Pejë e Gjakovë, arrestohen pesë të dyshuar – konfiskohen armë dhe 107 bimë të llojit kanabis sativa
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm që është zhvilluar në rajonin e Pejës, duke bërë të ditur se aksion i ngjashëm është zhvilluar edhe në rajonin e Gjakovës.
“Policia e Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, më 25.08.2022 ka zhvilluar operacione policore në rajonin e Pejës dhe në rajonin e Gjakovës.
Operacioni policor i zhvilluar në rajonin e Pejës, ka ardhur si rezultat i zhvillimit të hetimeve intensive me qëllim të zbardhjes së veprimtarive kriminale ku të përfshirë kanë qenë disa persona të dyshuar për trafikim të armëve. Gjatë operacionit policor janë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftim.
Gjatë zhvillimit të këtij operacioni janë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse prona të të dyshuarve me qëllim të mbledhjes së provave dhe dëshmive ku janë gjetur dhe konfiskuar: Pesë armë (një AK-47 dhe katër revole), një predhë trombloni, dhe dyqind fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dëshmi tjera.
“Operacioni policor i zhvilluar në rajonin e Gjakovës, njësitë policore nga Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotik e asistuar nga Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Njësia e Krim Teknikës, në fshatin Lug-Bunar – Gjakovë kanë realizuar një operacion policor.
Këtij operacioni policorë i kanë paraprirë procedurat e aplikimit të masave të fshehta të hetimit në kuadër të parandalimit dhe luftimit të dukurisë së kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i zhvillimit të këtij plani operativ është identifikuar një person i dyshuar mashkull/kosovar, i cili është arrestuar pasi i njëjti në një zonë malore të lokacionit të lartpërmendur kishte kultivuar bimë narkotike të llojit ‘kanabis sativa’ ku janë gjetur gjithsej njëqind e shtatë bimë të llojit të lartcekur me një gjatësi prej 2.5m të cilat me udhëzim të prokurorit kompetent janë shkatërruar, ndërsa një pjesë e tyre janë marrë për ekzaminim”, thuhet në njoftim.
Si rezultat, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e tij është kryer kontroll ku janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47 me karikator dhe shtatëmbëdhjetë fishekë, një karikator i revoles me njëmbëdhjetë fishekë
Në lidhje me rastet e cekura për të gjitha veprimet e marra është njoftuar prokurori kompetent me aktvendim të së cilit ndaj të dyshuarave është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze