LAJMI I FUNDIT:

Ikja e trurit nga La Liga në Ligën Premier – spanjollët të shqetësuar me fuqinë blerëse të anglezëve

Ikja e trurit nga La Liga në Ligën Premier – spanjollët të shqetësuar me fuqinë blerëse të anglezëve

Nga Spanja në Anglia ka qenë rruga e këtij afati kalimtar, pasi shumë futbollistë kanë kaluar nga La Liga në Ligën Premier.

Alexander Isak, pritet të jetë transferim i ri nga Real Sociedad te Newcastle për 70 milionë euro dhe është shembulli i fundit i humbjes së cilësisë që po pëson kampionati spanjoll këtë verë.

Sulmuesi suedez ka ndjekur hapat e futbollistëve të mëdhenj që kanë ndryshuar ligën spanjolle me atë angleze. Përpara Isak, Manchester United rrëmbeu një nga lojtarët më të rëndësishëm të kampionatit, Casemiron nga Real Madridi për 70 milionë euro.


Klubi tjetër i madh, FC Barcelona, ​​nuk ka qenë në harresë për fuqinë e madhe joshëse të Ligës Premier. Aston Villa e bleu Coutinhon, Lenglet u largua në huazim te Tottenham dhe Neto nënshkroi më Bournemouthin.

Sevilla dhe Valencia kanë parë gjithashtu se si pasuritë e tyre më të mira kanë emigruar në vendin anglo-sakson.

Augustinsson (huazim) dhe Diego Carlos (31 milionë euro) u morën nga Aston Villa, ndërsa Wolverhampton mori Guedesin për 32 milionë euro.

Joel Robles i Real Betisit iu bashkua Leeds si lojtar i lirë dhe Estupinan kaloi nga Villarreal te Brighton për 17 milionë euro.

Një lojtar i rezistoi ofertës angleze  

Fuqia joshëse e Ligës Premier ka mundur të bindë pothuajse të gjithë, përveç njërit, Alex Morenos. Lojtari i Real Betis mori një ofertë nga Nottingham Forest, një skuadër që ka thyer rekord duke shpenzuar 148 milionë euro, por ai ka vendosur të vazhdojë me skuadrën e tij.

Rriten klubet e mesme

Jemi mësuar me skuadrat e ‘Big Six’, si Manchester United, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham, pasi janë më tundueset në afatet kalimtare, por  këtë verë janë rritur edhe skuadrat që qëndrojnë në zonën e mesme.

E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022

Newcastle, Aston Villa, Brighton, Wolverhampton, Leeds dhe Bournemouth kanë bërë shumë nënshkrime.

Arsyeja e kësaj rritje nuk është tjetër veçse shpërndarja e të ardhurave të Ligës Premier. Klubet e pjesës së mesme dhe të poshtme të tabelës në Angli marrin dy herë më shumë se në Spanjë. Sezonin e kaluar, tre klubet që rënë nga Liga Premier fituan 98.5 milionë euro për Norwich, 101.2 për Watford dhe 106.5 për Burnley. Ndërsa në La Liga ekipe si Alaves, Levante dhe Granada morën përkatësisht 50, 51 dhe 52 milionë euro.

Nuk është mbyllur me kaq, priten ende largime nga La Liga drejt Ligës Premier

Ndërsa afati kalimtar po shkon drejt fundit, ka ende disa operacione që mund të çojnë në largimin e lojtarëve të mëdhenj drejt tokës angleze.

E ardhmja e Aubameyang dhe De Jong është ende në ajër.  Mesfushori holandez është një nga lojtarët për të cilin Barça mund të marrë më shumë para, ndërsa Aubameyang mund të nënshkruajë për Chelsean. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr

Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr

Ligat tjera
A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

Premier League
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Pamjet nga Trossard duke lënduar Pedro Porron bëhen virale: Leandro as që e preku yllin e Tottenhamit

Pamjet nga Trossard duke lënduar Pedro Porron bëhen virale: Leandro as që e preku yllin e Tottenhamit

Premier League
Barcelona 'shkelë' edhe mbi Betisin, kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona 'shkelë' edhe mbi Betisin, kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

La Liga
Kalo në kategori