LAJMI I FUNDIT:

Macron mesazh francezëve: Bëhuni gati për një ndryshim të madh që do t’i japë fund bollëkut

Macron mesazh francezëve: Bëhuni gati për një ndryshim të madh që do t’i japë fund bollëkut

Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi francezët të jenë gati për “sakrificë” dhe një ndryshim të madh që do të sjellë “fundin e bollëkut”.

“Unë besoj se ajo që po kalojmë është më shumë një ndryshim i madh ose një përmbysje e madhe”, tha ai gjatë një takimi të kabinetit në Pallatin Elysée, duke aluduar në një seri “krizash serioze” shkaku i luftës në Ukrainë deri te efektet shqetësuese të ndryshimeve klimatike, të tilla si thatësira.

Ai tha se Franca tani po përjeton “fundin e bollëkut” që ka qenë i dukshëm që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në fillim të vitit 2020 në kontekstin e financave publike, mungesave të materialeve të caktuara dhe ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit.


Evropa po vuan thatësirën më të madhe në 500 vjet
Lexo po ashtu Evropa po vuan thatësirën më të madhe në 500 vjet

Ai paralajmëroi francezët se do të duhej të përballeshin me pasojat, raporton france24.

“Liria jonë ka një çmim dhe ndonjëherë kur duhet mbrojtur, mund të nënkuptojë sakrificë”, tha ai.

Macron gjithashtu u bëri thirrje anëtarëve të qeverisë franceze që të veprojnë me seriozitet dhe kredibilitet gjatë përballjes me krizën dhe të mos i dorëzohen demagogjisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Trupat ruse dhe koreano-veriore po vazhdojnë sulmet në Kursk – por po pësojnë humbje

Trupat ruse dhe koreano-veriore po vazhdojnë sulmet në Kursk – por po pësojnë humbje

Evropa
Dy të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Gjermani

Dy të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Gjermani

Evropa
Dronët ukrainas shënjestrojnë tanket dhe autoblindat ruse

Dronët ukrainas shënjestrojnë tanket dhe autoblindat ruse

Evropa
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Kalo në kategori