LAJMI I FUNDIT:

Hajnat vjedhin stoli ari në një shtëpi në Podujevë

Hajnat vjedhin stoli ari në një shtëpi në Podujevë
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se derisa nuk ka qenë në shtëpi disa persona të panjohur kanë hapur një dritare dhe kanë hyrë brenda në shtëpi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:15 në fshatin Dumnicë e Poshtë, në Podujevë.


Tutje në raport, bëhet e ditur se sipas ankuesit të dyshuarit kanë vjedhur stoli ari.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa nuk ka qenë në shtëpi, të dyshuar deri më tani të pa njohur, me forcë kanë hapur një dritare dhe kanë hyrë brenda në shtëpi. Sipas ankuesit të dyshuarit kanë vjedhur stoli ari. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/