LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim tritoli pranë një banese në Tiranë

Shpërthim tritoli pranë një banese në Tiranë

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një ndërtesë në Tiranë mëngjesin e së mërkurës.

Policia tha se ngjarja ndodhi në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dykatëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. /Telegrafi/