Haradinaj-Stublla: Nuk është risi që SHBA-të po involvohen në dialog
Ish-ministrja e Jashtme ka thënë për tensionet në Veriun e Mitrovicës për çështjen e reciprocitetet fajtor është Qeveria e Kosovës e cila fillimisht, sipas saj, do duhej të koordinohej me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjë të cilën nuk e kanë bërë.
Haradinaj-Stublla ka thënë se një koordinim në mes SHBA-së dhe Kosovës nuk ka ekzistuar dhe një gjë të tillë e mbështet me deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Hovenier.
Sipas saj, involvimi i SHBA-ve nuk paraqet diçka të re ngase nga çdo administratë e Shtëpisë së Bardhë, ka qenë një i dërguar për të përcjellur çështjet e Kosovës.
“Qeveria ka gabuar që është zbrapsur për reciprocitetin, sepse kriminelët më 1 shtator prapë do ta bëjnë të njëjtën”, ka deklaruar Haradinaj-Stublla gjersa ka thënë se dikur, Qeveria Kurti kishte ardhur në pushtet me ide të qarta dhe kryeministri Kurti ka përfunduar duke bërë kompromis me kriminel të Veriut.
Gjersa ka treguar se Kurti i ka hyrë këtij dialogu pa asnjë ndryshim nga Qeveritë e kaluara, ish-ministrja ka thënë se pas skadimit të implementimit të marrëveshjeve për reciprocitet, “kriminelet e veriut” do të përsërisin veprimet e tyre duke krijuar një krizë të orkestruar nga Beogradi dhe Rusia.
Ajo ka kujtuar edhe vizitën e ministrit të brendshëm të Serbisë me ministrinë e Jashtëm të Rusisë duke theksuar se një takim i tillë nuk paraqet një habi.
Haradinaj-Stublla ka thënë se krimet e luftës janë anashkaluar në dialog dhe sipas saj duhet të ketë transparencë nga takimi që është mbajtur në Bruksel.