LAJMI I FUNDIT:

Në cilat raste KFOR-i do të mund të intervenojë në veri të Kosovës, flet eskperti i sigurisë

Në cilat raste KFOR-i do të mund të intervenojë në veri të Kosovës, flet eskperti i sigurisë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i bën thirrje të gjithëve që të shmangin veprimet e njëanshme dhe të përmbahen nga dhuna. Komanda Rajonale e KFOR-it në Lindje ka rritur praninë e saj në afërsi të pikave të kalimit në Jarinje dhe Bërnjak, dhe thonë se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse është nevoja. Çfarëdo ndërhyrje e KFOR-it sipas ekspertëve të sigurisë nuk e përjashton Policinë e Kosovës por është partneritet dhe asistencë në ruajtje të sigurisë

Flamuri amerikan dhe stema e policisë së Kosovës në një vend. Ky ishte takimi që shtatorin e kaluar i parapriu heqjes së barrikadave në pjesën veriore të vendit. Disa ditë para se të vinte ky moment, ushtarët amerikanë ishin të parët që zbarkuan në terren. Në kuadër të KFOR-it, mision i NATO-s në Kosovë, aktualisht janë rreth 3700 ushtarë, shumica nga ta amerikanë.

Me rikthimin e tensioneve, edhe gatishmëria e tyre për çdo eventualitet është rritur, çka është konfirmuar edhe në një përgjigje nga KFOR për RTV Dukagjinin.


“Për të rritur vetëdijen tonë për situatën, Komanda Rajonale e KFOR-it në Lindje ka rritur praninë e saj në afërsi të pikave të kalimit JARINJE dhe BRNJAK, ka vendosur disa pika të kontrollit të trafikut dhe ka shtuar patrullimin në zonë së bashku me MSU-në e Karabinierëve dhe EULEX-it. Këto masa janë marrë për t’i mundësuar KFOR-it të reagojë me shpejtësi ndaj çdo sfide të sigurisë. KFOR-i u bën thirrje të gjithëve që të shmangin veprimet e njëanshme dhe të përmbahen nga dhuna. KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, sipas mandatit të tij të OKB-së”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për RTV Dukagjinin.

Pas Pavarësisë së Kosovës, pos asistencës për Policinë e Kosovës, të pakta kanë qenë rastet kur KFOR-i ka qenë e vetmja forcë për ruajtjen e sigurisë së përgjithshme.

Ndonëse detyrë parësore e kanë ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit, njohësit e sigurisë thonë se KFOR-i ka mandat edhe për ndërhyrje brenda kufirit. Kjo sipas Avni Islamit ndodh në rastet kur policia dhe mekanizmat e sigurisë nuk mund ta menaxhojnë situatën.

Avni Islami

“Në rastet specifike kur forcat e sigurisë së Kosovës nuk kanë mundësi ose iu del nga kontrolli ruajtja dhe rendi i qetësisë publike atëherë me kërkesën e organeve të sigurisë së Kosovës thirret KFOR-i në ndihmë në mënyrë që të asistojnë dhe të ndihmojnë në ruajtjen e rendit dhe qetësinë publikë brenda territorit të Republikës së Kosovës”, shprehet ai.

Deklaratat se Policisë së Kosovës për pjesën veriore i duhet leja e KFOR-it, Islami i quan të pavërteta.

Ditët e fundit krahas KFOR-it edhe njësia speciale në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak e ka shtuar praninë.

Madje kanë asistuar në përfundimin e punimeve për stacionin e ri të policisë kufitare në Bërnjak.

Përveç ushtarëve amerikanë, që janë rreth 630, mbi 1500 të tjera janë nga Italia, Hungaria, Turqia dhe Austria, ndërsa komandant i tyre është gjeneral majori hungarez, Ferenc Kajari, KFOR në Kosovë ishte vendosur menjëherë pas marrëveshjes së Kumanovës. Ky dokument nuk është parë asnjëherë publikisht por rezoluta 1244 po.

Pikërisht mandati i KFOR-it i udhëhequr nga NATO bazohet në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me mision që të sigurojnë mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori