LAJMI I FUNDIT:

Rama publikon pamje nga fluturimi përshëndetës i bombarduesve amerikanë mbi Tiranë

Rama publikon pamje nga fluturimi përshëndetës i bombarduesve amerikanë mbi Tiranë

Dy avionë amerikanë B-52 janë parë sot në qiellin e kryeqytetit shqiptar. 

Bombarduesit amerikanë kanë dhuruar shfaqje mbi sheshin Skënderbej në Tiranë rreth orës 15:00 në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar një video ku shihet shfaqja e bombardueve amerikanë.

“Dy prej avionëve bombardues më të mëdhenj të ushtrisë amerikane, bishat B52, kryen sot një fluturim përshëndetës mbi Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, ka përshkruar Rama videon e parakalimit të aeroplanëve.

Ndërsa ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, tha se këta avionë, nga më të mëdhenjtë në ushtrinë e SHBA-ve, kryen një fluturim ushtrimor në rajon, mbi disa vende, duke përfshirë edhe Shqipërinë. “Marrëdhëniet e mbrojtjes, aleanca jonë me Shqipërinë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne qëndrojmë gjithmonë përkrah aleatit tonë të NATO-s”, – tha ambasadorja Kim. Këtë vit është shënuar me një seri veprimtarish 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Politikë
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Lajme
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Lajme
Arrestohen dy të dyshuar për hedhjen e granatës nëntorin e vitit 2023 në Prishtinë

Arrestohen dy të dyshuar për hedhjen e granatës nëntorin e vitit 2023 në Prishtinë

Drejtësi
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Lajme
Kalo në kategori