Lëvizja Besa: Bisedimet për Këshillin e Tetovës, pas seancës konstituive
Pasi Lëvizja Besa fitoi numrin më të madh të këshilltarëve në Tetovë, pason formimi i shumicës në Këshill.
Nga partia e Bilall Kasamit nuk zbardhin detaje nëse kanë filluar bisedimet me partitë e tjera për koalicionim. Zëdhënësi i Partisë, Faruk Avdiu thotë se këto ditë pritet të bëhet konstituimi i Këshillit Komunal e më pas do të bisedohet për koalicionime për shumicë.
“Presim të fillojë procesi i konstituimit të përbërjes së re të Këshillit komunal. Pastaj shumë shpejtë do të ketë edhe rrumbullakësim i procesit të krijimit të shumicës së re. Ne si Lëvizja BESA bëjmë përpjekje për një shumicë stabile e cila do t’i përkrah projektet të cilat vetëm se kanë filluar dhe ato projekte të cilat ne i kemi premtuar në fushatë zgjedhore”, deklaroi Faruk Avdiu, Lëvizja BESA.
Por nga OBRM-PDUKM, e cila fitoi më shumë këshilltarë nga partitë maqedonase, thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me Lëvizjen BESA me qëllim rregullimin e kaosit të shkaktuar nga ish-kryetarët e komunës.
“Po, në mënyrë konstante ka bisedime dhe bashkëpunim në mes Besës dhe OBRM-PDUKM-së në nivel lokal në Komunën e Tetovë. Bashkëpunimi jonë vazhdon edhe më tej për shkak se bazohet në qëllime për zhvillim të Komunës së Tetovës dhe sanimin e kaosit të cilin e kishin shkaktuar autoritetet paraprake që kanë udhëhequr me komunën”, tha Dimçe Arsovski.
Nëse Lëvizja BESA dhe OBRM-PDUKM do të arrijnë marrëveshje për koalicionim kanë numër të mjaftueshëm të këshilltarëve për të formuar shumicë në Këshillin Komunal në Tetovë, pasi bashkërisht do të kenë 16 mandate, nga gjithsej 31 sa ka këshilli komunal. Në zgjedhjet për Këshillin Komunal në Komunën e Tetovës, të cilat u mbajtën më 20 gusht, Lëvizja BESA fitoi më shumë këshilltarë dhe atë 12, BDI fitoi 11 këshilltarë, OBRM-PDUKM 4, LSDM 2, ndërsa PDSH dhe Alternativa nga një këshilltar. Aleanca për Shqiptarët, lista “Më Mirë për Tetovën dhe Partia “e Majta” nuk arritën të marrin vota të mjaftueshme për të siguruar mandate në këshillin komunal./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?