Një ish-deputet i Dumës së Rusisë, i cili u dëbua për aktivitetet anti-Kremlin, ka pohuar se partizanët rusë dyshohet se ishin prapa bombës në makinë që hodhi në erë vajzën e një prej aleatëve të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin në periferi të Moskës.
Duke folur në Kiev, ku ai ndodhet, Ilya Ponomarev pretendoi se shpërthimi i së shtunës në mbrëmje ku humbi jetën Darya Dugina ishte vepër e Ushtrisë Republikane Kombëtare, për të cilin ai pretendoi se ishte një grup i nëndheshëm që punon brenda Rusisë dhe i përkushtuar për përmbysjen e regjimit të Putinit, transmeton Telegrafi.
The Guardian nuk e ka verifikuar vërtetësinë e pretendimeve të Ponomarev. Në anën tjetër, Rusia ka fajësuar Ukrainën për sulmin, një pretendim që Kievi e mohon fuqishëm.
https://www.youtube.com/watch?v=SrnRba1h_r0&ab_channel=GuardianNews
“Ky aksion, si shumë aksione të tjera partizane të kryera në territorin e Rusisë muajt e fundit, u krye nga Ushtria Republikane Kombëtare (NRA)”, tha Ponomarev. Ai po fliste në një transmetim në orën 19:00 në February Morning, një kanal televiziv opozitar në gjuhën ruse që ai e lansoi në Kiev në fillim të këtij viti.
“Një ngjarje e rëndësishme ndodhi pranë Moskës mbrëmë. Ky sulm hap një faqe të re në rezistencën ruse ndaj Putinizmit. E re – por jo e fundit”, shtoi ai.
Shpërthimi vrau Darya Duginan, vajzën 30-vjeçare të aleatit të ngushtë të Putinit, Alexander Dugin, të cilët të dy ishin sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja për veprim për të destabilizuar Ukrainën.
Ponomarev tha se partizanët brenda Rusisë ishin të gatshëm të kryenin sulme të tjera të ngjashme kundër objektivave të profilit të lartë të lidhur me Kremlinin, duke përfshirë zyrtarë, oligarkë dhe anëtarë të agjencive ruse të sigurisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
SHBA-ja sanksionon Industrinë Serbe të Naftës
Trump lirohet nga të gjitha akuzat në rastin me aktoren e filmave pornografike
Vendndodhjet ikonike të Los Angeles të prekura nga zjarret
Gjenerali ukrainas Sirsky: Në dhjetor, dronët tanë goditën 54 mijë objektiva në Rusi
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025